Njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit do të kontribuojë pozitivisht në fuqizimin e vendit tonë me theks të veçantë në aspektin politik dhe atë ekonomik.

Kur së bashku me një grup dashamirësish të Izraelit iniciuam themelimin e organizatës Kosova Jewish Organizition, ishim të bindur se shumë shpejt marrëdhëniet historike midis Kosovës dhe Izraelit do të mbërrinin në një nivel tjetër.

Organizata jonë fokusin e kishte pikërisht në promovimin e raporteve tradicionale shqiptaro-hebreje, ku në epiqendër ishte roli i shqiptarëve, që si popull bujar dhe si njerëz të Besës, në epokën ku pothuajse gjithë bota dështoji në njerëzillëkun e tyre, ata triumfuan.

Në periudhën më të errët për popullin hebre, atë të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët ishin të vetmit që ua hapën derën, i strehuan dhe i shpëtuan. Dhe kjo nuk do të harrohet kurrë. Edhe Izraeli dhe hebrenjtë kudo në botë e theksojnë këtë fakt. Kjo do të mbetet përjetësisht lavdi e shqiptarëve, falë paraardhësve tanë, në Shqipëri dhe Kosovë, të cilëve duhet tu jemi mirënjohës përjetësisht.

Thuajse, 55 vjet më vonë, në 1999, populli bujar dhe i Besës, i banuar ne territorin e Kosovës, u dëbua nga shtëpitë e tyre, u vranë e u masakruan nga çetnikët serbë gjatë Luftës së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Politikanët të mësojnë përulësinë. Cila është trashëgimia e Friedrich Von Hayek?

Dhe kush më mirë mund ta njihte këtë dhimbje, se ata që vet e kishin përjetuar një gjë të tillë. Izraeli dhe populli i tij.

Dhe pikërisht në vitin më të vështirë të historisë së Kosovës 1999, kryeministri i Izraelit, Z.Benjamin Netanyahu, doli publikisht në përkrahje të Kosovës dhe popullit të saj.

Kjo ngjarje, e dhimbshme për shqiptarët i lidhi edhe më fort dy popujt tanë, tashmë duke ndarë fatkeqësinë pothuajse të njëjtë historike me njeri-tjetrin.

“Ne si hebrenj nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballemi me imazhe të Kosovës, me mijëra refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyra të frikësuara që shikojnë nga trenat e hekurudhave, nga fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre. Si hebrenj këto pamje na prekin më shumë se çdo popull tjetër dhe ne si hebrenj kemi përgjegjësi të veçantë për të kujtuar, kuptuar dhe vepruar”, tha kryeministri Netanyahu duke iu drejtuar kombit të tij.

Dhe nuk përfundoi me kaq.

Njerëzit kryesorë në administratën amerikane që bën të mundur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, ishin ata me prejardhje hebreje: Sekretaraja e Shtetit, Madeleine Albright, kryekomandanti i NATO-s, gjenerali Ëesley Clark, Richard Holbrook, Sandy Berger, William Cohen, më herët edhe Tom Lantosh, emri i të cilit shumë shpejt do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Caus” nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe ku mbështetëse e kësaj iniciative është edhe Kosova Jewish Organization.

Lexo po ashtu:  Profesori i filozofisë në Tiranë dhe njëkohësisht anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes në Kosovë Elvis Hoxha, ka folur për qeverinë e re, programin qeverisës dhe sfidat e saj.

Ne si popull jemi të qartë se, pa mbështetjen dhe përkrahjen shumë të fuqishme të hebrenjve në lobe të ndryshme botërore, vështirë se do të mund të arrinim në çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe krijimin e Republikës së Kosovës, të njohur së pari nga aleati më i madh strategjik i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas pavarësisë së Kosovës, njëra ndër pyetjet që më së shpeshtë që është bërë më të drejtë, madje që nga themelimi i organizatës Kosoba Jewish Organization në Prishtinë, ka qenë: “Pse Izraeli nuk e njeh Kosovën?”

Një ndër qëllimet tona ka qenë pikërisht përafrimi i Kosovës me Izraelin, përmes kulturës, edukimit dhe aktiviteteve tjera me karakter promovues.

Ne nuk mund të merrnim përgjegjësi politike për t’i dhënë përgjigje asaj pyetje, por vazhdimisht me kompetencë të plotë jemi deklaruar që njohja e Kosovës do të vijë shumë shpejt dhe se Izraeli vazhdimisht na ka mbeshtetur në shumë sfera të rëndësishme, si ato kulturore, ekonomike, shëndetësore, etj

Lexo po ashtu:  Zbulohet tru njerëzor i vetrifikuar në rrënojat e Pompeit

Dhe ja, 04.09.2020, do të mbetet datë historike.

Katër vite më parë, pikërisht në këtë datë u shenjtërua bija e kombit shqiptar Shën Nënë Tereza. Kjo datë paska qenë e bekuar për popullin tonë.

Emocionet e kësaj dite do të mbesin në mend përjetësisht, ndoshta pse misioni dhe puna jonë lidhej drejtpërdrejt me këtë çështje e me këto dy shtete.

Qe nga Pavarësia e Kosovës, kjo është një ndër ngjarje më të rëndësishme për shtetin tonë e sidomos për neve si organizatë, andaj s’kishte si të kalonte pa festë.

Secili anëtar i Kosova Jewish Organization, atë ditë mori mesazhe të shumta urimi dhe falënderimi për kontributin e dhënë.

Njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit do të kontribuojë pozitivisht në fuqizimin e vendit tonë me theks të veçantë në aspektin politik dhe atë ekonomik.

Një hap i madh është bërë, por kjo nuk është e gjitha, na presin gjëra të mëdha, por edhe punë dhe përgjegjësi shumë e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *