Në epokën e Jeff Bezos, Bill Gates, Wall Street dhe Big Tech, është e vështirë të mendosh një kohë më të begatë në historinë njerëzore. Megjithatë, shumë besojnë se pasuria e Mansa Musa-s tejkalon atë të të gjithë miliarderëve modernë.
Mansa Musa sundoi perandorinë e Malit në shekullin e 14-të dhe aksesi i tij i jashtëzakonshëm në ar e bëri atë ndoshta njeriun më të pasur që ka jetuar ndonjëherë.
“Rrëfimet bashkëkohore të pasurisë së Musait janë aq të pafundme sa është pothuajse e pamundur të kuptojmë se sa i pasur dhe i fuqishëm ishte ai me të vërtetë,” tha për BBC Rudolph Butch Ware, profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Kalifornisë.
Mansa Musa ishte “më i pasur nga sa mund ta përshkruante kushdo”, shkroi Jacob Davidson për mbretin afrikan.
Në vitin 2012, faqja amerikane Celebrity Net Worth vlerësoi pasurinë e tij në 400 miliardë dollarë, por historianët ekonomikë pajtohen se pasuria e tij është e pamundur të përcaktohet me një numër.