Ish-deputeti, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është as ligji e as Kushtetuta që ia pamundësojnë kandidimin për deputet Albin Kurtit, ashtu siç po pretendohet nëpër studio televizive.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë kapësit e institucioneve ata që po mundohen ta bëjnë këtë.

“Studiot televizive tani po shërbejnë vetëm për të “normalizuar” interpretimet alla maliq – e jo ligj – të institucioneve të kapura” shkruan Murati.

Shkrimi i plotë:

Nuk është as ligji e as Kushtetuta që ia pamundësojnë kandidimin për deputet Albinit, ashtu siç po pretendohet nëpër studio televizive.

Janë kapësit e institucioneve që po mundohen ta bëjnë këtë.

Studiot televizive tani po shërbejnë vetëm për të “normalizuar” interpretimet alla maliq – e jo ligj – të institucioneve të kapura.

Njësoj siç në vitin 2014 “normalizonin” se vetëm fituesi mund të formojë qeverinë, sepse ashtu u përshtatej kapësve të shtetit.

E po të njëjtit, pastaj fare nuk e kishin problem që, me të njëjtën Kushtetutë, dhe me po të njëjtat ligje, në vitin 2020 ta “normalizonin” interpretimin se jo veç fituesi, por edhe i dyti e madje i treti na paska mundësinë ta formojë qeverinë.

Lexo po ashtu:  KRYEMINISTRI MARRËDHËNJET E SHKËLQYESHME ME AMERIKËN/ Brnabiq xhelozon Kurtin: Ndryshe është në opozitë e ndryshe kur ke punë me Amerikën

Por s’ju ka mbetur edhe shumë.

Më 14 shkurt qytetarët do ta “normalizojnë” të vërtetën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *