Në Ohër është arritur dakordësia, por jo firmoshja e Marrëveshjes. Presidenti serb, Vuçiç ka bërë përpjekje të mëdha për të gjetur fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndodhi, duke lënë të kuptohet se hodhëm një hap para, por nuk kemi kaluar vijat e kuqe.

Nga ana e vet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mbi zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Bazë të cilin Serbia nuk e ka firmosur. Kurti bën thirrje që BE-ja të gjejë një mekanizëm për të bërë të detyrueshme ligjërisht marrëveshjen.

Kështu jemi në pikën kur në harkun kohor të dy muajve, Kurti ka dorëzuar në tryezë të gjitha dyshimet për të pranuar një plan europian për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve. Në aspekin juridic tani përgjegjësia kalon te Beogradi, që duhet të marrë zotimet e veta pavarësisht se duhet pritur një propagandë e shfrenuar për Acocacionin e Komunave Serbe edhe brenda në Kosovë.

Por aktualisht Serbia ka shkelur tokën që e kishte shpallur të ndaluar dhe tashmë duhet të justifikojë angazhimet e veta publike, duke hequr dorë përfundimisht nga fakti numër 1: Ideja se Kosova është pjesë e saj.

Këtu ja vlen të kujtojmë se marrëvesja apo dakordësimi vjen në kufijtë e pranuar dhe nuk ndërlidhet me ndryshime territoriale, që dikur u shpallën si e vetmja zgjidhje.

Lexo po ashtu:  Aja Sofija sërish xhami, trik i Erdoganit për të ruajtur pushtetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *