Poezi nga Sharl Bodler

Përktheu: Fan S. Noli

Rreth meje rruga ulërin edhe buçet.
E gjat’e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dore,
Q’e kolovitte posht’e lart me salltanet.

Si ëngjëll, si statuj’e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i cakërdisur unë,
Nga syr’i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag’e furrë,
S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,
Se unë s’di ku ike, ti ku shkonj’s’e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.

Lexo po ashtu:  Në m`a dhënç moj bel` e hollë, Do të thyej si mënjollë, - Poezia erotike nga Lasgush Poradeci !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *