“Fillikat” është një nga poezitë më të veçanta nga Maya Angelou, përkthyer në shqip nga Skënder Buçpapaj, e cila i kushtohet rëndësisë së shoqërisë, të personave të dashur pranë. Ka tri vargje që të bëjnëpërshtypje në poezi, që japin edhe mesazhin e vërtetë të saj. “Fillikat, krejt fillikat; Askush, bre askush; Nuk mund t’ia dalë fillikat”. Përpara vështirësive të mëdha në jetë, sado të fortë të ndihemi, ështëgjithmonë më mirë t’i kërkojmë ndihmën ose mbështetjen dikujt të besuar.

“Fillikat”
Shtrirë, duke menduar
Mbrëmë nëpër natë
Si t’ia gjej shpirtit tim një shtëpi
Ku uji etje nuk të jep
Dhe feta e bukës s’është gur i thatë
Unë dola me një përfundim
Dhe mendoj se nuk gaboj
Askush
Bre askush,
Nuk mund t’ia dalë fillikat.

Fillikat, krejt fillikat
Askush, bre askush
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

Na janë do milionerë
Me para që nuk i përdorin dot kurrë.
Gratë e tyre shtrigula vijnë vërdallë,
Fëmijët e tyre këndojnë këngë bluz.
Ata kanë marrë mjekë që kushtojnë
T’ua kurojnë zemrat gurë të thatë.
Por askush,
Bre askush,
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

Lexo po ashtu:  Bashkimi Evropian kërkon raporte mujore nga gjigantët e teknologjisë për lajmet e rreme

Tash, nëse më dëgjon mirë
Unë të tregoj çfarë vetë di.
Retë e stuhisë po bëhen bashkë
Era tashmë po fryn e fryn
Raca njerëzore po vuan pamasë
Dhe unë nuk po ndiej ankim,
Pse askush
Bre askush,
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

Fillikat, krejt fillikat,
Askush, bre askush
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *