Ferdonije Qerkezi jeton e rrethuar me fotografi të cilat ia kujtojnë bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin – familjarë këta që iu morën nga forcat serbe dhe nuk iu kthyen të gjallë.

Me një rrëfim mes lotësh. pikërisht 21 vjet pas çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s, ajo ka thënë se në atë kohë kishte emocione të përziera.

Kjo për arsye se ajo i ishte gëzuar lajmit që po shpëtohet populli i Kosovës, por në anën tjetër ajo po e priste kthimin e familjarëve të saj.

“Kam qenë në shtëpinë e vëllait kur kanë lajmëruar se po hyn KFOR-i, ne prej gëzimit se po vijnë bashkëshorti dhe djemtë dolëm për t’i pritur ata. Mirë se shpëtoi populli i Kosovës, por kujtuam se edhe djemtë tanë po vijnë sepse thoshin që edhe pengjet po lirohen”.

“Në qershorin e vitit 1999, kemi pritur që po na kthehen bashkëshorti me djemtë dhe të gjithë djemtë e Gjakovës që janë marrë peng, por ata nuk u kthyen më. Ne kemi mbetur ndërmjet katër mureve”.

Lexo po ashtu:  Blinken mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE

Nëna Ferdonije thotë se pritjet e saj më të mëdha janë që të kthehen trupat e bashkëshortit dhe dy djemve të saj në vendin e tyre për t’u varrosur sipas traditës.

“Pritjet e mia më të mëdha janë që bashkëshortit dhe dy djemve t’ua gjejnë trupat dhe të kthehen në vendin e vet dhe të varrosen qysh e kemi adet ne shqiptarët myslimanë. Ne presim nga institucionet që të punojnë më shumë, sepse nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim”.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, asnjë nga zyrtarët e lartë shtetëror nuk e ka vizituar atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *