Toni Nadal, xhaxhai dhe ish-trajneri i tenistit spanjoll Rafael Nadal, vendosi të largohet nga kjo detyrë në fund të 2017-ës, duke iu dedikuar më së shumti “Akademisë Nadal” në Majorka. Në një intervistë për “AS” ai u shpreh se asnjëherë nuk e ka pëlqyer rivalitetin mes nipit të tij dhe Roger Federer.

“Roger është një tenist i madh dhe do ta shihja duke luajtur përgjithnjë. Por nuk e kam pëlqyer asnjëherë kur Rafa dhe Roger luanin ndaj njëri-tjetrit, pasi ato sfida kishin shumë tension mes tyre. Gjithsesi, ata duelojnë gjithnjë për tituj dhe kjo është e natyrshme”, tha Toni Nadal.

“Nuk kam asgjë kundër Federer, madje kënaqem kur e shoh duke luajtur. Më vjen keq që Roger është dëmtuar dhe u detyrua të anullojë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Shpresoj të rikthehet në 100% të formës sa më shpejt”, tha Toni Nadal.

Lexo po ashtu:  Mediat serbe në panikë: Kosova e Shqipëria po e formojnë Ligën e përbashkët mbarëshqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *