Ata janë gati. Eden Hazard dhe Marco Asensio janë rikuperuar nga dëmtimet dhe janë të gatshëm për të ndihmuar Real Madridin kur të rinisë sezoni. Për Zizun ata konsiderohen si “blerje” të reja, ne veçanti Asensio. 24-vjeçari spanjoll ka munguar gjithë sezonin për shkak të këputjes së ligamenteve, por këto ditë është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. AS shkruan se Asensio do të jetë një plus i madh në formacionin e Zidanit që këtë edicion ka luajtur shpesh me 4-3-3, 4-4-2 e po ashtu edhe 4-5-1.

Me Asension, Zizu do të ketë më shumë alternativa në sulm, por edhe gola, që i kanë munguar shumë këtë edicion Realit, pavarësisht fitoreve të arritura. Sipas AS, nuk përjashtohet një treshe në sulm për pjesën e mbetur të sezonit, Hazard, Benzema, Asensio.

Lexo po ashtu:  Dybala tregon më shumë rreth lojës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *