Chelsea ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022 me mesfushorin Mario Pasalic, i cili u ble nga Hajduk Split në vitin 2014.

Sezonin e kaluar mesfushori luajti në huazim tek Atalanta dhe pas 30 qershorit duhej të kthehej në Londër. Ashtu ndodhi, por Chelsea i rinovoi kontratën dhe e dërgoi për një sezon të dytë në huazim, sërish tek Atalanta.

24-vjeçari kroat luajti në 33 ndeshje me zikaltrit në Serie A, 17 prej të cilave si titullar dhe arriti të shënojë 5 gola. 

Chelsea ka preferuar të lërë edhe një vit në huazim, duke qenë se merkato për ta do të jetë e bllokuar për dy sesionet e ardhshëm dhe kroati mund të iu duhet për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu:  Video/ “I’m back”: Mike Tyson shfaq formën spektakolare para kthimit në ring

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *