Atdheu nuk gjobitet


Nga: Sebastian Zonja

Me pushkën e antifashizmit sot morën me rehabilitu kriminelët dhe krimet e komunizmit. Historianët dhe ekspertët identifikuan 147 fraksione antifashiste në rezistencën franceze (MAKI-t). Që të gjithë luftuan heroikishit për atdheun dhe kur mbaroj lufta shkuan në shtëpi. Komunistët tanë ‘antifashistë’ s’paskan patur në plan me luftu dhe me shku në shtëpi, me votu më pas si qytetarë të lirë siç bën francezët, por kishin në plan marrjen e pushtetit, për të vënë në jetë strategjinë e Kominternit për shndërrimin e luftës çlirimtare në revolucion popullor. Thënë shkurt, me egërsinë dhe tërbimin e revolucionit me zhduk kundërshtarët dhe të ndryshmit. Më kot u përpoqën këta të fundit (joenveristët) të uleshin në tryezë dhe të shmangnin vëllavrasjen. Në Mukje të gjitha palët ranë dakord për formimin e Komitetit Mbarëkombëtar për Shpëtimin e Shqipërisë Etnike. Kjo bazuar edhe në kartën e Atlantikut, të nentorit 1941, ku Çurçilli dhe Ruzvelti shpallën mbrojtjen dhe garantimin pas lufte, nga fuqitë aleate ShBA, Britani, të drejtën e Vetëvendosjes. 
Po popujt e Ballkanit çfarë deshën? Kufijtë etnikë. Pse e hodhën poshtë marrëveshjen e Mukjes komunistët? A nuk po bënim luftë nacional-çlirimtare? Çfarë u arrit? Ku shkoi termi nacional? Apo mbajmë ‘antifashiste’ që ta fshehim nën të ideologjinë staliniste?

Shaqo Vuka të sqarojë krimet dhe akuzat që rëndojnë mbi babën e tij në Shkodër gjatë dhe pas LDB. Pastaj të na sjellë prova për agjentin e GRU-së, Agron Tufa. Se e ka thënë edhe Kadareja një gjë me rëndësi kur enveristët e akuzuan si agjent rus kur iku në Francë, por kurrë s’paraqitën fakte: Jo të gjithë erdhën të pastër nga studimet në Lindje. Tani që janë shqyer dyert, këtyre agjentëve rusë, aktivë apo të fjetur, do tu vijnë shefat e rinj e t’ua përmendin pseudonimet në rusisht a gjuhë të tjera.
Se këta komunistët kanë një gjë të çuditshme – akuzat për agjent rus, serb e poliagjent ia kanë bërë këta njëri-tjetrit, ne thjesht po i risjellim në vëmendje.
Kujdes Shaqir! Se mos të del ndonjë ditë, ndonjë komunist shamikuq dhe yllkuq, dhe të thotë: “Çu hutove Shaqo ziu! Shiko rrugën se gremisesh!”
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  PYETJA/ Domosdoshmëria e një debati: PD premton ndryshimin për Shqipërinë, por vetë ajo ka ndryshuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *