Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përmbledhur një koleksion me thënie nga nektari i urtësisë spanjolle. Jemi të bindur se do t’i lexoni me shumë kënaqësi dhe mos harroni të na thoni cilën pëlqyet më shumë.

Vera ka dy të këqia: po i shtove ujë – prishet, po nuk i shtove – të prish.

Stomaku nuk dëgjon mirësjelljet dhe predikimet.

Beqari është – si palloi, i fejuari është – si luani, i martuari është – si gomari.

Shfajsimi i pakërkuar, fajësim i dukshëm.

Të marrësh anën e të drejtit, do të thotë para së gjithash t’i shërbesh vetvetes.

Një fëmijë i pasur, shpesh, qëndron në prehërin e një nëne të varfër.

Një njeri që nuk ka kohë për t’u kujdesur për shëndetin e tij, është si ai mekaniku që është shumë i zënë me punë dhe nuk mund të kujdeset për veglat e tij.

Njoh dy gjëra që fitojnë duke u vjetëruar: vera dhe dashuria.

Në mes miqve një noter dhe dy dëshmitarë.

Nëse hedh baltë kundër një muri, në mos ngelet balta, ngelet njolla.

Lexo po ashtu:  Vetmia, psikologjia dhe pleqëria

Nëse të gjithë të thërrasin se je gomar, ka ardhur koha të pëllasësh.

Në udhëtimin e gjatë dhe fija e kashtës është e rëndë.

Mos kërko ndihmë nga asnjëri, për një punë që mund ta kryesh vetë.

Mos pi asgjë pa e parë, mos nënshkruaj asgjë pa e lexuar.

“Nesër” është shpesh dita më e ngarkuar e vitit.

Në gojë të mbyllur kurrë nuk mund të hyjë ndonjë mizë.

Atij që ka gruan e bukur, shtëpinë në kufi dhe vreshtin pranë rrugës, nuk do t’i mungojnë grindjet kurrë.

Ligjet, ashtu si rrjeta e merimangës, kapin muzën, por lënë të kalojë skifteri.

Me gënjeshtër dhe art jetohet gjysëm viti, anasjelltas gjysma tjetër.

Kopja nuk mund të jetë kurrë më e përkyer se origjinali.

Krahaso dhimbjet e tua me të tjerëve, e do të duken më të vogla.

Kur mund të hash bukë thatë në shtëpinë tënde, mos kërko mish të njomë në shtëpinë e tjetrit.

Kur zjarri dhe uji janë në luftë, është zjarri ai që humb.

Lexo po ashtu:  Pse udhëtimi i kthimit gjithmonë duket sikur është më i shkurtër?!

Kurrë mos e këshillo askënd që të shkojë në luftë ose – të martohet.

Kurrë mos i thuaj burimit “unë nuk do të pi nga ti”.

Kush don të pasurohet, nuk duhet të mbledhë para, por t’i pakësojë nevojat e veta.

Gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, lum ai komb që e përkrah.

Gruaja sheh te burri forcën që do thyer dhe dobësinë që do mbrojtur.

Jepi fatin birit tënd dhe hidhe në det.

Ëndrra të përkund, kurse realiteti të zgjon.

Është e lehtë të dashurosh, por e vështirë ta jetosh dashurinë.

Është e pamundur që njëkohsisht të dashurosh dhe të jesh i mençur.

Është më mirë të vizitosh ferrin kur je gjallë, sesa i vdekur.

Fatkeqsitë bien mbi ayë që është i lagur.

Gratë dhe macet nuk vijnë kur i thërret, por vijnë kur nuk i thërret.

Dashuria korrupton zemrat e pastërta de pastron ato të papastra.

Dashuria shpesh i merr mendtë atij që ka, i jep atij që s’i ka.

Dielli më i mirë është ai që më ngroh sot.

Lexo po ashtu:  Letër dashurie: Dua frymëzimin tim, marrëzinë time, gëzimin tim, hyjninë brenda meje, çmendurinë time

Djalli shkon një herë në shtëpinë e të pasurve dhe dy herë te të varfërit.

Edhe kali më i butë hedh shkelma, po t’i shtrëngohet freri vazhdimisht.

Ai që i frikësohet shkopit, mund të qeveriset vetëm nga shkopi.

Armiku i rrezikshëm është ai për të cilin nuk dyshon.

Atje ku sundon forca, dituria detyrohet të heshtë.

Burri i bukuroshes është gjithnëj në alarm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *