Allan ka disa mundësi nëse ai largohet nga Napoli këtë verë, pasi Atletico Madridi i është bashkuar Paris Saint-Germain dhe Evertonit në ndjekje të brazilianit.

Mesfushori brazilian pritet të largohet në sezonin e ardhshëm pas një marrëdhënie jo të mirë me trajnerin Gennaro Gattuso dhe klubin.

Ai tashmë ishte afër bashkimit me PSG-në janarin e kaluar, ndërsa Evertoni dëshiron ta transferojë atë dhe ta ribashkoj me ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelotti.

Sipas gazetës Mundo Deportivo në Spanjë, Atletico Madridi është gjithashtu pretendent për nënshkrimin e Allanit.

Nëse ata shesin Thomas Partey, atëherë Allan shihet si një zëvendësim i fortë për ekipin e Diego Simeone.

Çmimi i kërkuar është rreth 50 milionë euro për 29-vjeçarin, i cili është nën kontratë me Napoli deri në qershor të vitit 2023.

Lexo po ashtu:  Mou e dinte që pinim duhan, Sneijder kujton kohën te Interi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *