Morrison tha se sulmet kibernetike ishte të përhapura dhe mbulonin të gjitha nivelet e qeverisë përfshirë shërbimet esenciale dhe biznese.

Qeveria Australiane dhe institucionet e saj janë vënë shënjestër e një sulmi kibernetik të sofistikuar me prapavijë shtetërore tha Kryeministri Scot Morrison.

Morrison tha se sulmet kibernetike ishte të përhapura dhe mbulonin të gjitha nivelet e qeverisë përfshirë shërbimet esenciale dhe biznese.

Ai nuk zbuloi se kush është ky aktor shtetëror dhe se nuk ka pasur thyerje madhore të të dhënave. Sulmet janë realizuar përgjatë disa muajve dhe po shtohen kohët e fundit tha ai.

Sipas tij arsyeja pse ky sulm konsiderohet i një shteti tjetër është për shkak të natyrës dhe madhësisë së tij. Ekspertët e sigurisë ja kanë faturuar Kinës këto hakime.

Ata thonë se Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut kanë kapacitete për sulme të tille dhe që nuk janë aleatë të Australisë. Megjithatë ato thonë se historia ka provuar që spiunazhi kibernetik ndodh edhe mes aleatëve.

Agjencia e lajmeve Reuters kishte raportuar në 2019-ën se pas sulmit kibernetik ndaj Parlamentit Australian fshihej Kina.

Lexo po ashtu:  Mrekullia teknologjike, Apple prezanton iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro Max

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *