Edhe mërgimtarët e Austrise kane filluar fushaten mobilizuese „ASNJË CENT PËR KOSOVËN PA LVV NË PUSHTET“
Z. Fitim Veliu, afarist ne Vjenë, ka votuar çdo herë për “Lëvizjen Vetëvendosje” dhe sipas tij vota asnjëherë nuk ka shkuar aty për ku është nisur. Fitimi ka vendosur që më mos ta ndaj asnjë cent për Kosovën nëse L.VV nuk e merr votën e tij.
Këtë rast e shpjegojnë edhe shumë mërgimtarë të tjerë, ndër të cilët edhe inxhinieri i njohur Faton Piraj dëshmon, se asnjë herë vota e tij nuk e ka arritur destinacionin e duhur.
Mërgimtarët e irrituar për manipulimet e zgjedhjeve, këtë herë kanë vendosur ta marrin një vendim: Të mos dërgohen remitancat në Kosove nëse L.VV nuk i fiton zgjedhjet edhe realisht, ngase mërgimtarët janë të bindur që në të vërtetë ajo ishte gjithnjë fituese, por që kjo fitore iu vodh disa herë.
Me fushatën “ASNJË CENT PËR KOSOVËN PA LVV NË PUSHTET” mërgimtarët tërheqin vërejtjen që qytetari të mendohet mirë se kënd do ta votojë, në të kundërtën ndëshkimi do të jetë i pakëndshëm.
Rikujtojmë se Diaspora me remitancat e veta (zyrtarisht 800 milion, por realisht mbi 1.2 miliard) e mbulon gjysmën e nevojave të popullatës në Kosovë. Mosdërgimi i tyre do të ngjallte një krizë të papërballueshme humanitare atje. /MekuliPress/