Një projekt i rëndësishëm do të bëjë bashkë katër figura të njohura të Diasporës shqiptare në Austri: Carl von Gega, Aleksandër Moisiu, Avni Delvina e Jozef Radi. Me emëruesin e përbashkët shqiptar vijnë në një dokumentar të realizuar nga regjisori dhe aktori austriak Erwin Leder.

Gjergj Kola e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

“Së shpejti, në tetor, regjisori dhe aktori i madh nga Austria – Erwin Leder do të jetë përmes një historie emocionuese 4 personalitetet e mëdha të Diasporës shqiptare, përkatësisht Carl von Gega, Alexander Moissi, Avni Delvina e Jozef Radi … nën moton: Të tregojmë ditët e fundit të teatrit kombëtar”, ka shkruar ai.

Dokumentari do të transmetohet për publikun online Ai përbëhet nga dy elemente dokumentari dhe ekspozita: “Unë jam teatri” të artistit Avni Delvina.

Lexo po ashtu:  “Pirati i Midhjeve” Xhek London: Nga fama e shkrimtarit, tek akuzat për plagjaturë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *