Një studim gjerman ka vënë në dyshim mbrojtjen e mjedisit nga automjetet elektrike, duke thënë se ato vetëm ndihmojnë klimën në letër dhe janë më të këqija për mjedisin se sa automjetet me motor diezel.

Christoph Buchal, një profesor fizike në Këln, punoi këtë raport me kolegët Hans Dieter Karl dhe Hans Werner Sinn për Institutin për Kërkime Ekonomike (IFO).

Nëse merret parasysh sasia e CO2 që prodhohet gjatë prodhimit të baterive për të krijuar automjetet elektrike gjermane, atëherë një veturë elektrike ndot klimën 11-28% më shumë se sa një automjet diesel, sipas këtij studimi.

Në fakt përdoret shumë energji për grumbulluar dhe përpunuar litiumin, kobaltin dhe magnezin që përdoren për bateritë e makinave.

Për shkak të rregullave të reja mbi ndotjen e mjedisit me CO2, prodhuesit e makinave po kthehen nga automjetet elektrike, por autorët e studimit thonë se për klimën do të ishte më mirë që prodhimi i CO2 që shkaktohet nga prodhimi i baterive për makinat elektrike të ishte tre herë më i ulët se sa ai që prodhohet nga automjetet diesel. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Botohen dhe shpërndahen hartat turistike të qytetit të Prizrenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *