Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se projekti i autostradës së Anamoravës do të realizohet.

Osmani këto komente i ka bërë gjatë vizitës që ka realizuar në Gjilan.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë që rajoni i Anamoravës ta ketë autostradën, por nuk mund të lejojmë që, në emër të lidhjes së njerëzve me autostradë, t’i lidhim ata me zinxhirin e keqpërdorimit. Autostrada do të bëhet, por korrupsioni do të ndalet”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë, sot ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka anuluar tenderin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, duke siguruar qytetarët se projekti do të vazhdojë.

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse.
Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri”, ka thënë Abdixhiku.

Lexo po ashtu:  Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *