Të bërit pushime në çadra kampingu duket si një aventurë e këndshme, sidomos nëse jeni një grup i madh shoqëror. Aq më tepër që çadrat e kampingut kushtojnë më pak. Por sigurisht që nga ana tjetër ka edhe disavantazhe, të cilat duhen marrë në konsideratë.

Avantazhi #1: Kurseni para

Nëse shkoni në një qendër kampingu, pra nuk kujdeseni ju për çadrën, dyshekun e të tjera materiale si këto, kurseni para sepse çmimi për natë është gati sa gjysma e mesatares së çmimit të shtëpive të pushimit apo hoteleve. Një çadër kampingu kushton zakonisht më pak se 2,000 lekë/person dhe zakonisht është mëngjesi i përfshirë.

Avantazhi #2: Jeni afër plazhit

Çadrat e kampingut vendosen në një zonë ku deti është fare pranë, që do të thotë se nuk do t’ju duhet të lëvizni me makinë ose të ecni gjatë në këmbë.

 

Avantazhi #3: Argëtim pafund

Nëpër kampe ka zakonisht zona të caktuara ku të rinjtë mblidhen mbrëmjeve, gatuajnë diçka, luajnë me letra, këndojnë (nëse keni fat, dikush do të ketë një kitarë me vete). Baret me muzikë janë gjithashtu një mundësi e mirë për t’u dëfryer.

Lexo po ashtu:  “Bëhet i gjallë” ministri rus i Mbrojtjes, shfaqet në publik për herë të parë pas disa ditësh mungesë

Avantazhi #4: Njerëz të rinj

Teksa qëndroni afër zjarrit natën vonë ose bisedoni me të panjohur që rastisën me ju te tavolina e të ngrënit, nuk përjashtohet mundësia që të njihni njerëz të rinj, pse jo edhe dashuri të reja.

 

Avantazhi #5: Eksperiencë e re

Nëse keni pushuar gjithnjë nëpër hotele ose dhoma plazhi, të pushuarit nëpër çadra është padyshim eksperiencë e re. Mund të mos përshtateni, por s’keni si ta dini nëse nuk e provoni.

 

Disavantazhi #1: Nuk po flini mbi re

Përgatiteni veten që dysheku ku do të flini nuk është domosdoshmërisht (nuk është fare në fakt) me pupla, që do të thotë se nuk do të flini mbi re. Nëse jeni mësuar të flini vetëm në ambiente të rehatshme, ndoshta kampingu nuk është për ju.

Disavantazhi #2: Pajisjet kushtojnë

Kjo vlen për njerëzit që dëshirojnë të blejnë vetë pajisjet e kampingut. Duhet thënë se çmimet janë të ndryshme në varësi të cilësisë, por përgjithësisht kushtojnë rreth 10,000 lekë.

Lexo po ashtu:  Amerika në flakë...

 

Disavantazhi #3: Probleme me insektet

Besojmë se e kuptoni që jeni jashtë, në natyrë dhe ndodh që mund t’ju bëjnë shoqëri disa fluturakë. Por vlen të thuhet se mund të blini sprucues për insektet.

Disavantazhi #4: Ndani një banjë me shumë persona

Përgatituni që s’do të ketë vaskë për t’u relaksuar me orë të tëra dhe do të ndani të njëjtin tualet dhe dush me disa persona.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *