Donika Kadaj-Bujupi nga AAK’ja ka komentuar qeverinë Kurti, e në veçanti deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit rreth taksës.

Kadaj-Bujupi tha se Kurti do të  do t’i zëvendësojë flamujt e Kosovës me ata të Serbisë në rafte të dyqaneve.

Ajo tha se AAK’ja do ta kundërshtojë këtë vendim ku siç thekson ajo Kurti dëshiron t’ia kthejë tregun tonë Serbisë.

“Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim, me të cilin Albin Kurti po dëshiron t’ia kthejë tregun tonë Serbisë. Një kryeministër duhet të rezistojë kur është në pushtet. Albin Kurti me këtë vendim do ta kthejë flamurin e Serbisë në vend të atij të Kosovës dhe do t’i dëmtojë prodhuesit kosovarë”, ka thënë Kadaj-Bujupi për televizionin publik.

Megjithatë, duhet theksuar se Donika Kadaj Bujupi, ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, deri sa, u rikthy prapë në AAK.

Lexo po ashtu:  Shtyhet afati për dy javë për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicë që po e shrytëzon Serbia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *