Regjisori i famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën për të sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun. Megjithë pandeminë, “Avatar 2” duket se do ta respektojë afatin për të mbërritur në kinema në fund të dhjetorit 2021. Buxheti I përgjithshëm llogaritet në 1 miliardë dollarë.

Xhirimet për pjesën e dytë të filmit kishin filluar kur shpërtheu pandemia kjo e detyroi stafin ti ndërpriste ato për dy muaj. Cameron duket i bindur e optimist duke u shprehur se nuk do të ketë vonesa të mëtejshme dhe filmi do të jetë gati fundin e dhjetorit 2021.

Ditët e fundit, produksionii filmit postoi në rrjetet sociale një foto nga sheshxhirimi ku rishfaqet Sigourney Weaver, e cila interpreton doktoreshën Grace Augustine. Grace vdes në filmin e parë, por duket se Cameron ka në plan ta rikthejë në jetë.

Lexo po ashtu:  Will Smish trondit ceremoninë e Oscars, shkon në skenë dhe qëllon me shpullë humoristin Chris Rock (VIDEO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *