Kompania amerikane “start-up”, “Boom Supersonic” deklaroi se në 7 tetor do të ketë gati modelin XB-1, një version më i vogël i prototipit supersonik Overture. Fluturimi i parë testues do të jetë gati në fillim të vitit 2021. “Ky është hapi i parë për rikthimin e fluturimit supersonik në botë”, tha Blake Scholl, themelues dhe CEO i kompanisë me seli në Denver.

Kompania ka publikuar edhe pamje nga avioni eksperimental, i përshkruar si “avioni më i shpejtë privat në histori”, i ndërtuar 100% me karbon.

Para pandemisë, kompania kishte marrë porosi me vlerë rreth 6 miliardë dollarë. Një prej avionëve kushton 200 milionë dollarë. Nëse gjërat shkojnë sipas planit, avioni Overture, i cili do të ketë vend për deri në 75 persona, do të nisë fluturimet në vitin 2030. Rrugët kryesore që do të realizohen me të janë transoqeanike, si Nju Jork-Londër, që do të mund të bëhet për vetëm 3 orë e 15 minuta.

Lexo po ashtu:  Profesori amerikan: Administrata Trump ka ndryshuar ndaj Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *