Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, e ka mirëpritur refuzimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nga kryeministri Albin Kurti.

“Bravo i qoftë! Asocimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një turp historik. Kurti me këtë hap po tregon se nuk ka asnjë nostalgji për pushtuesit serbë të territoreve shqiptare dhe nuk po ka më në lidërshipin politik të Prishtinës, individë të deprimuar nga Beogradi”, shkroi Ngjela në Facebook.

Tutje, avokati asocimin e komunave serbe, e vlerësoi si një Kalë Troje të Serbisë për Kosovën dhe parashtroi disa pytetje kundrejt lidërshipeve politike të të dy shtetve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë

Albin Kurti refuzon asocimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bravo i qoftë!

Asocimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një turp historik. Kurti me këtë hap po tregon se nuk ka asnjë nostalgji për pushtuesit serbë të territoreve shqiptare dhe nuk po ka më në lidërshipin politik të Prishtinës, individë të deprimuar nga Beogradi.

Lexo po ashtu:  E pabesueshme deklarata e Dritan Abazoviç për Skënderbeun, ish-kandidati për deputet të LDK-së e quan “qenef” politikanin nga Mali i Zi

Koha e ngritjes së personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor është pikërisht tani. Kurse asocimi i komunave serbe, është një Kalë Troje i Serbisë për Kosovën.

Pikërisht në funksion të kësaj, ja pyetjet që mund të ngrihen në këtë kohë:

A është e përgatitur qeveria Kurti që ato që deklaron në funksion të bashkimit kombëtar, t’i arsyetojë juridikisht me marrëveshjen juridike të drejtpërdrejtë midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Kjo mbetet për t’u parë.

Po lidërshipi politik i Shqipërisë, a është i gatshëm për të filluar stipulimin e marrëveshjeve esenciale Shqipëri-Kosovë?

A e di Prishtina dhe Tirana që marrëveshja politike Shqipëri-Kosovë duhet të jetë fillimisht si marrëveshja ndërshtetërore në formimin e Bashkimit Evropian?

E di Tirana dhe Prishtina që një marrëveshje e tillë është preludi për të kaluar nga Bshkimi Shqiptar, në Bashkimin Evropian.

E kuptonjë lidërshipet politike në Tiranë dhe në Prishtinë se një marrëveshje e këtij karakteri është imitim juridik i marrëveshjes për Bashkimin Evropian, e cila kërkon referendum, por që ne mund ta bëjmë paraprakisht me vendimet e të dy parlamenteve?

Lexo po ashtu:  Nga e hëna linja të rregullta autobusësh drejt Shqipërisë

E di elita politike Shqipëri – Kosovë që politika amerikane po e konsideron Serbinë si një shtet që ka humbur në luftë?

A do të dalë dot politika shqiptare nga kompleksi Beograd – Moskë për shitjen e interesit kombërar?

A e di politika shqiptare që në median shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, ka ndërhyrje me para nga Moska, Beogradi dhe Athina, dhe këta individë i ka të provuar me emra tani politika amerikane?

A do të jetë i aftë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të dalë nga gravitacioni i rrezikshëm antishqiptar Paris-Beograd?

A e kupton dot politika e lartë e të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor që kjo ekzistencë dyshtetërore shqiptare, Shqipëri-Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, është juridikisht e barabartë me ekzistencën e dy shteteve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore, por me ndryshimin thelbësor që Kosovën nuk e ka formuar si shtet Rusia, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

A e di politika e lartë shqiptare që aleanca tepër speciale Shqipëri-Amerikë-Kosovë është personalitet tepër i spikatur i Shqipërisë në rrafsh botëror?

Lexo po ashtu:  Bajqinovci: Për 12 muaj nuk e kemi asnjë skandal. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë rast korruptiv, Mediat sulmojnë Qeverinë me fake news”

*****

Këto janë pyetjet që ngre kjo kohë përpara dhe kundrejt lidërshipeve politike të të dy shtetve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Janë vetë historia e pritshme dhe që sigurisht që urrehen gjithë frikë nga Beogradi politik aktual. Në fakt, këto pyetje e kanë përgjigjen brenda tyre, prandaj nuk ka nevojë të zgjatemi, dhe gjithçka sigurisht do të vijë e të plazmohet si përgjigje nga historia që po ecën në favor të shqiptarëve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *