“Baba i vogël” është një poezi prekëse nga autori indonezian, Li-Young Lee. Në vargjet e poezisë ndihet padyshim dhimbja, por autori mundohet “ta maskojë” atë me vendimet për ta varrosur të atin në qiell, në tokë, e në fund në zemrën e tij. Vendimi i fundit është më i rëndësishmmi, pasi në këtë mënyrë i ati i tij do të mbetet përjetësisht brenda tij. Nuk ka fjalë për të përshkruar realitetin e kësaj poezie. Kush ka humbur një prind, e kupton se sa e vështirë është ta përballosh ndjesinë e humbjes. Ama në fund e di se do e kesh përherë atë prind në zemër dhe se nuk do ta harrosh kurrë…

“Baba i vogël”
E varrosa tim atë në qiell.
Qysh atëherë, zogjtë
e lajnë dhe e krehin çdo mëngjes
dhe ia ngrenë batanijen gjer në mjekër çdo natë.

E varrosa tim atë nën tokë.
Qysh atëherë, shkallët e mia
ngjisin vetëm poshtë,
dhe krejt toka është shndërruar në shtëpi,
dhomat e të cilës janë orët, dyert që
rrinë hapur çdo mbrëmje,
e presin mik pas miku.
Nganjëherë, shoh pas tyre
tek tryezat që shtrohen për një festë dasme.

Lexo po ashtu:  Puthja!

E varrosa tim atë në zemër.
Tash ai rritet në mua, biri im i çuditshëm,
rrënja ime e vogël, që s’do të pijë qumësht,
këmbë e vogël e zbehtë
zhytur në padëgjimin e natës,
orë e vogël që kërcen sërish e tharë
në zjarr, hardhi e vogël, i afërm i verës
së ardhshme, bir i frutit të vetë birit të tij,
baba i vogël që e shpërblej me jetën time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *