Kreu i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, kërkon që ideja e hedhur pak ditë më parë nga kryeministri Rama për shtetin bektashi të çohet përpara.

Në një intervistë për Jerusalem Post, Brahimaj Kryegjyshata ka nisur hartimin e strategjive për vënien në jetë të kësaj ideje.

“Shteti shqiptar gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje.

Më pas ne do t’i drejtohemi komunitetit ndërkombëtar duke i kërkuar njohjen.

Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore e Bektashinjve”. Qendrat e komunitetit tonë në të gjithë botën  do të jenë pjesë e “Qendrës Botërore”.

Ne po zhvillojmë strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por fillimisht duhet qeveria e Shqipërisë të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin tonë”, ka thënë Baba Mondi.

Lexo po ashtu:  Perëndimi e refuzon! Ambasada Ruse i shkruan Kryeministrisë: Jemi gati ta sjellim vaksinën Sputnik V në Shqipëri