Babai

Ai erdhi në mbrëmje i pirë,
afër vatrës u ul, u step.
kasketa e vjetër, e nxirë,
gazeta e ditës në xhep.

Pse kish pirë nuk e tregoi,
nëna tha: “Ku ta dish!”
dikush vjershat e djalit të madh
në gazetë kritikuar i kish.

Në klub plot potere të tymtë,
në gazetë i treguan një vend
dikush i kish thënë: “Vate
dhe puna e djalit tënd!”

Për vjershat e djalit s’kish pasur
të veçantë interesim…
sonte ish herë e parë
në klubin e vogël plot tym.

– Ismail Kadare /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Mund t’i presin të gjitha lulet, por s’mund të ndalojnë pranverën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *