Shqipëria është një vend i bekuar me një prodhimtari të lartë të bajameve që arrijnë të plotësojnë kërkesat e tregut vendas.
Banorët e zonave ku rriten këto arrorë, e njohin mirë shijen dhe aromën fantastike të bajameve të njoma. Koha kur mund të përfitoni prej bajameve të njoma është e kufizuar. Shtresa e jashtme e tyre është e gjelbër e butë dhe xhelatinoze ndërsa pjesa e brendshme e bardhë dhe e lëngshme.

Është pikërisht kjo e fundit që piqet dhe forcohet duke u kthyer në bajamen që ne njohim. E gjithë bajamja e gjelbër e njomë mund të konsumohet nga njeriu. Shija e lëngshme, krokante dhe pak e thartë të sjell ndërmend një shartim mes mollës jeshile dhe rrushit.

Bajamet e njoma forcohen me kalimin e kohës. Në fillim ato kanë një lëkurë të tejdukshme, dhe një formë që të kujton rrushin. Më vonë ato marrin një pamje më kremoze dhe zbuten në kafshimin e parë. Bajamen e njomë mund ta prini në dysh nëpërmjet një thike. Bërthama e vogël dhe e zbehtë është e butë dhe e mbushur me një substancë xhelatinoze. Kur e kafshon të duket sikur po provon lëkurën e shalqinit.

Lexo po ashtu:  Kraki: Albini pra eshte gabim dhe krejt ju qe s’keni guxim me i thene te zezes e zeze nuk i duheni as Albinit, as Kosoves as Zotit dhe as dreqit

Vlerat ushqyese të bajames së njomë

Bajamja e njomë ofron edhe më shumë përfitime ushqimore se bajamja e thatë duke përfshirë, vitaminën C, E, hekurin, kalciumin, magnezin, riboflavinën dhe l-karnitinën. Bajamja e njomë ofron proteinë dhe fibër dhe ka një tregues të ulët glicemie. Bajamja e njomë është e rrallë dhe e dobishme për shëndetin.

Ajo është e mbushur me antioksidantë të cilat largojnë toksinat nga organizmi. Ushqyesit tek bajamja e njomë forcojnë aktivitetin e sistemit imunitar dhe mund të shmangin një sërë sëmundjesh dhe infeksionesh. Bajamja e njomës është shumë e mirë për rënien në peshë sepse përmban yndyrna të shëndetshme të cilat shpërbëjnë depozitat e yndyrnave të këqija dhe ju ndihmojnë të humbisni në peshë.

Bajamja e njomë është e mirë për stomakun sepse përmban shumë fibër që e përmirëson tretjen dhe trajton konstipacionin kronik. Konsumi i bajameve të njoma i bën mirë flokëve. Bajamet e njoma janë të pasura me vitamina, minerale dhe substanca të tjera që ushqejnë rrënjët dhe majat e flokëve. Ajo ndihmon edhe kundër rënies së flokëve.

Lexo po ashtu:  Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju, njerëzit, keni pushtetin

Bajamja e njomë është shumë e shijshme dhe mund të konsumohet si një ushqim i shpejtë. Spërkateni me kripë deti dhe shijojeni. Bajamen e njomë mund ta përfshini edhe në sallata. Ajo kombinohet mjaft mirë me dardhat ose sallatën jeshile./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *