Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci argumenton se për këto dhjetë muaj qeverisje qeveria ‘Kurti’ ka pasur suksese të mëdha dhe asnjë aferë.

Bajqinovci në RTV Dukagjini ndër sukseset më të mëdha të qeverisë ‘Kurti’ gjatë vitit të parë ishte menaxhimi i pandemisë.

Deputeti i shumicës parlamentare thotë se raporti i Transparency International tregon se Qeveria është e pastër nga skandalet dhe korrupsioni.

“Matja e percepsionit bëhet në bazë të skandaleve që ndodhin. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë skandal. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë rast korruptiv”, tha ai.

Deputeti i LVV-së ka folur edhe për numrin e madh të aplikuesve në ambasadat e huaja.

“Ambasada e Gjermanisë vetëm 4,500 viza pune i jep për Kosovën brenda një viti. Ato 50 mijë aplikime janë grumbulluar me vite të tëra e jo tani. Edhe para dy viteve kanë qenë rreth 60 mijë aplikime. Prandaj këto 50 mijë aplikime nuk janë bërë vetëm tani. Këta persona kanë ri-aplikuar me sistemin e ri”.

“Nuk duhet të na gjuhen neve në qafë këto 50 mijë aplikime. Secili ka aplikuar së paku për të dytën herë. Këta njerëz janë duke pritur për vizë prej një kohe të gjatë”, deklaroi tutje Bajqinovci.

Lexo po ashtu:  Edhe njëherë Gjermania apelon Kosovën: "Disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë duket se përfitojnë pa turp nga situata dramatike. Ata po përpiqen të rrëzojnë qeverinë."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *