Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

 Ballkani të shndërrohet në zonë paqeje, jo në varre gjenocidi

 

* Aleksandër Vuçiq: -“Të drejtat e serbëve në Kosovë, do t’i mbrojmë me ushtri dhe me të gjitha forcat tona shtetërore….” !
 
Kjo farë platforme militariste e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që synim të fundmë ka shkatërrimin e shtetit të pavarur të Kosovës,   është në shpërputhje të plotë me të gjitha parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të Aktit Final të Helsinikit të OSBE-së (1975).

Të gjitha përpjekjet politiko-propagandistike dhe diplomatike të qeveris֝ë së Serbisë me presidentin Aleskandër Vuçiq në krye, që në Veriun e Kosovës të dërgohen “ 1000 ushtarë serbë” kinse për t’i mbrojtur  minoritarët serbë nga  “diskriminimi” i qeverisë së Albin Kurtit (kryeministër), kanë karakter antihuman, antiligjor, antidemokratik, antipaqësor dhe antiqytetërues evropianoperëndimor dhe ndërkombëtar , sepse   kjo “doktrinë” ushtarake e Aleksandër Vuçiqit për mbrojtjen me armë të drejtave të minoritet serb në Kosovë, është shkelje flagrante e standardeve  dhe e instrumenteve juridike ligjore të së drejtës humanitare  ndërkombëtare.

Po ashtu, kjo farë doktrine perverse me  primesa fashistoide, që të drejtat  elementare të serbëve në Kosovë, të mbrohen me forcë dhe me “1000 ushtarë serbë të “eksportuiar” nga Beogradi, të sjellë ndërmend  ‘doktrinën” dhe praktikën  famëkeqe shfarosëse të regjimit  gjenocidal të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), i cili për këtë qëllim  masakroi nbi “11.800 shqiptarë”; zhduku mbi “2647 shqiptarë” (edhe sot të evidencuar si të pagjetur)…., si dhe dogji mbarë Kosovën.

 Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë (pavarësisht nga numri:  1000, 2000 a  3000 mijë), do të ishte akt agresioni direkt i Serbisë në Kosovë !

Lexo po ashtu:  PSE NUK HAPEN KUFIJTË ME SHQIPËRINË E SHËNDOSHË E TË PASTËR

Një skenar të tillë ushtarako-policor dhe paramilitar të Slobodan Milosheviqit për të serbizuar dhe rikolonizuar Kosovën,  qeveria e as populli i Kosovës nuk do ta pranojnë kurrë, sepse do të binte ndesh me luftën çlirimtare kombëtare dhe fitimtare të UÇK-së së Adem Jasharit për lirinë dhe për pavarësimin e Kosovës nga pushtuesi gjenocidal serb(1912-1999), si dhe me  Kushtetutën në fuqi (15 qershor 2022) të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, tanimë e njohur nga më se 140 shtete të OKB-së (2008-2022).

 Kthimi i ushtrisë së Vuçiqit në Kosovë, do të destabilizonte dhe do të përflakte Ballkanin

 

Po, edhe sikur të ishte e vërtetë gënjeshtra ordinere propagandistike e presientitit A.Vuçiq, se gjoja minoriteti serb “është i rrezikuar” nga qeveria e  Albin Kurtit, sipas rendit pozitiv juridik ndërkombëtar (Karta e OKB-së) dhe sipas parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare, Serbia nuk ka asnjë të drejtë qoftë humane a ligjore, që të dërgojë trupa ushtarake në emër të mbrojtjes së drejtave dhe lirive të njeriut të serbëve në Kosovë, duke qenë se Kosova është vetëm një shtet i huaj-fqinjë për Serbinë, e cila në rastin konkret, në vend të aplikimit të doktrinës militare të Vuçiqit (që me topa e me pushkë t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e minoritetit serb në veriun e Kosovës), Beogradi zyrtar ,  duhet të bisedojë  me Prishtinën zyrtare përmes dialogut, në mënyrë demokratike, ligjore dhe paqësore, ashtu siç diktojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe nenet dhe paragrafët e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku  në Nenin 2, pika 3, thuhet : “3.  Të gjithë anëtarët do t’i zgjidhin konfliktet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore në mënyrë që të mos rrezikohen paqja, siguria dhe drejtësia ndërkombëtare.” (https://www.un.org/en/about-us/un-charter/chapter-1).

Lexo po ashtu:  “Fol serbisht e turqisht qe te dukesh me i qyteteteruar e ma i kulturum, mos fol shqip selak”, me thonin disa dikur

 Nëse ushtria serbe shkel në Kosovë, BE-ja do të përjetonte fatin dështues të Lidhjes së Kombeve (1919)

         Duke qenë se  sistemi i sigurisë dhe i paqes ndërkombëtare, do të rrezikohej  nga përdorimi i forcës kinse në emër të mbrojtjes dhe të respektimit të drejtave dhe të lirive të njeriut të minoriteteve të vendeve të ndryshme në rajonin ballkanik.

Nëse Serbisë, do t’i lejohej, kthimi i trupave ushtarake në Kosovës (de fakto dhe de jure) kjo do të ishte shkelje flagrante e Kartës së OKB-së, e së drejtës ndërkombëtare dhe e Aktit final të KSBE-së (1975). Ky do të ishte “suspendimi” i vlerave  paqësore, demokratike dhe civilizuese të Rendit Juridik Pozitiv Ndërkombëtar, që do shpiente në kaosin, në anarkinë, në absolutizmin, në neofashizmin, në militariuzmin dhe në hegjemonizmin antishqiptar, antievropianoperëndimor dhe antiamerikan.

Pra, nëse eventualisht do të përligjej doktrina militare anticivilizuese e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që Serbia sikurse dikur Slobodan MIlosheviqi, të rikolonizojë dhe të riserbizojë Kosovën, në emër të rremë të “mbrojtjes” së minoritetit serb (1989-1999), atëherë, do të rrezikoheshin të gjitha axhendat dhe standardet plitiko-juridike, demokratike dhe paqësore  për integrimin e Ballkanit  Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

 S’ka dyshim se, një “xhungulizim” i tillë  i normave, i rregullave, i parimeve, i objektivave, i standardeve dhe i vlerave demokratike dhe paqësore universale të Rendit Juridik Pozitiv Ndërkombëtar, më së shumëti, do ta godiste Ballkanin, duke qenë se “miratimi eventual” i trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë,  do të ndikonte që Shqipëria të kërkojë nga OKB-ja dërgimin e trupave të saj ushtarake në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e minoritetit shqiptar. Kështu, do të kërkonte edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, që të dërgonte ushtrinë e Kroacisë në Vojvodinë për t’i mbrojtur minoritarët kroatë. Pastaj, në këtë frymë, presidenti hungareze Viktor Orban do të kërkonte dërgimin  e trupave ushtarake të Hungarisë në Vojvodinë për ta mbrojtur pakicën hungareze. Kështu, do të kërkonte edhe Bullgaria, Greqia, Turqia etj.

Lexo po ashtu:  Arrestimi/ A po i frikësohet Rama hijes së Kurtit në Tiranë?

Ky do të ishte fundi i misionit historik, politik, ekonomik, juridik, tregtar, kulturor, demokratik e paqësor i BE-së, nëse edhe në këtë rast nuk penalizohet Serbia për shkak të kërcënimit dhe të ndërhyjres së saj në çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

Fundja, të  gjithë aktorët e invlovuar në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, duhet t’i japin shans paqes, dialogimit demokratik dhe diplomatik, që Ballkani të shndërrohet në një zonë paqeje, mirëbesimi e prosperiteti, JO në një xhungul militarizmi dhe konfrontimi ushtarak mes Serbisë dhe Kosovës, sepse nga ky konflkt to të përfitonte vetëm Rusia agresore e Vladimir Putinit, JO drejtësia ndërkombëtare, as siguria, as paqja dhe as integrimi global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *