Zyra e Bankës Botërore në Kosovë sot prezantoi numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, ku me këtë rast Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë, tha se për shtetet e rajonit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, ka lajme pozitiv pasi ky rajon po zhvillohet vitet e fundit, përcjell MekuliPress.

Mantovanelli tha se ka rritje ekonomike pozitive përfshirë edhe Kosovën me 4.2%, ndërsa gjendja do të vazhdojë me të jetë me qëndrueshmëri stabile.

“Por, krijimi i vendeve të punës është ngadalësuar, nuk ka vende të reja të punës. Në Kosovë ka nevojë për rritje ekonomike që krijojnë vende të punës”, tha Mantovanelli duke shtuar se kjo rritje ekonomike është shtyrë nga investimet publike.

Sipas raportit të BB-së, mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur në vitin 2018, ndërsa shkalla e papunësisë është rritur gjatë vitit të kaluar.

Mantovanelli ka kërkuar që të rritet efikasiteti i shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

Lexo po ashtu:  Amerikanët zbulojnë detaje nga konflikti Shqipëri-Jugosllavi më 1956-1957, Hoxha dhe Tito sulme e akuza ndaj njëri-tjetrit

Ai ndër të tjera ka folur edhe për projektin “Kosova e re”, ku tha se mundësia për të financuar projektet me bazë të thëngjillit është bërë i pa mundur nga Banka Botërore.  Kështu që Banka Botërore, sipas tij, synon mbështetjen e energjisë së ripërtëritshme.

Ndërkaq, investimet e huaja kanë shënuar rënie, gjithnjë sipas raportit të fundit të Bankës Botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *