Kriza ekonomike për shkak të koronavirus nuk bën dallim e godet edhe klubet e mëdha. Mes këtyre edhe Barcelonën, që ëndërron një goditje të dyfishtë Neymar-Lautaro Martinez. Vetëm se në kampin blaugrana, ashtu si bën të ditur Mundo Deportivo, nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 111 milionë për Toro. Operacioni mund të kryhet vetëm nëse Inter do të pranojë lojtarë për shkëmbim: Vidal, Arthur, Alenà e Cucurella emrat në tavolinë.

Shumë e lartë klauzola e zgjidhjes së kontratës për Lautaron e pak cash në dispozicion për merkaton e ardhshme verore ku prioriteti mbetet Neymar, por Psg është një klub aspak i lehtë për të negociuar. Barça, kështu, duhet të rikuperojë paratë për dy operacionet nga shitjet në organikën aktuale të Setien, ku janë shumë ata të konsideruar të sakrifikueshëm: nga Griezmann tek Dembélé, duke kaluar tek Vidal e Rakitic, deri tek Umtiti, Arthur e Junior Firpo. Këtyre emrave mund ti shtohen edhe rikthimet e Coutinho, Alenà, Cucurella e Rafinha.

Lexo po ashtu:  Rikthehet fuqishëm Robini, fiton ndeshjen pas gjashtë rundësh

Barcellona ka një avantazh të madh që ka aprovimet si të Lautaro ashtu edhe O Ney, por mund të mos mjaftojë për të thyer rezistencën e Inter (që ndërkohë është duke kërkuar për një zëvendësues të argjentinasit) e Psg. Vera parashikohet shumë e nxehtë mes mundësisë për tu kthyer në fushë e tratativave në merkaton e parë të kohëve të koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *