Tifozë në stadium janë bukuria e futbollit, ndaj hapi i radhës për shumë kampionate apo shtete është pikërisht të rihapen stadiumet, edhe pse me kufizime dhe masa sigurie apo distancimi social. Gjermania ende nuk e ka hedhur hapin e madh, ashtu si Anglia dhe Italia, por Spanja duket se do ta bëjë e para.

Barcelona dëshiron të hapë dyert dhe ta mbushë në mënyrë të pjesshme stadiumin “Camp Nou” për ndeshjet e mbetura në kampionatin. Katalanasit duan që të fusin afërsisht 40 mijë tifozë, pra gjysma e “Camp Nou”, në ndeshjen përballë Atletico Madrid, që do të luhet në 30 qershor.

Distanca do të ruhet 1.5 metra siç janë edhe udhëzimet e OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) teksa aplikacioni do të njoftojë tifozët e përzgjedhur për të siguruar biletën. Edhe Real Madrid po përpiqet që të hapë “Santiago Bernabeu” dhe të fusë tifozët, në këtë fazë sezoni ku luhet për titull dhëmbë më dhëmbë me Barcelonan.

Lexo po ashtu:  Rinesa, shqiptarja fiton medalje të artë në karate në Venecia të Italisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *