Shtëpisë së Operës “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonës i ka munguar publiku për disa muaj, kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Muzikantët kanë dhënë një shfaqje krejt të pazakontë ditën e hënë. “Publiku” i tyre kësaj radhe ishin mijëra bimë që ishin vendosur në sallën e operës. Pamja ishte madhështore dhe mesazhi poashtu.

Sipas mediave të huaja, opera përmes kësaj shfaqje, shënoi heqjen e masave në Spanjë, të implementuara muaj më parë, si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Kjo performancë e jashtëzakonshme, ishte punë e artistit konceptual, Eugenio Ampudia.

2,292 bimët që ishin vendosur në teatër, kishin rastin të “dëgjonin” veprën “Crisantemi” të Puccinit.

Lexo po ashtu:  Recension për librin “Fjalimet që përgjakën Ballkanin: Analizë retorike e fjalimeve të Millosheviqit”, të autorit Gëzim Mekuli (Prishtinë: Alphabet J&H, 2022)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *