Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Bllokimi i rrugëve nuk fsheh të vërtetën: Kjo është propagandë!
Sot, disa biznese janë ngritur në barrikada. Jo për të kërkuar kushte më të mira pune. Jo për të mbrojtur punëtorët. Por për të kundërshtuar një hap të domosdoshëm drejt liberalizimit të tregut të energjisë; një proces që ka qenë i ditur prej vitesh dhe që është pjesë e integrimit europian të Kosovës.
Tashti unë pyes: Por pse tani, në minutën e fundit? Pse me bllokim rrugësh dhe me panik të organizuar?
Të nderuar lexues,
Përgjigjja është një: Propaganda.
Dhe jo çdo propagandë. Por një propagandë e rafinuar, që buron nga Serbia e moçme, dhe që gjen shtrirje përmes:
1. mediave shqipe të kontrolluara nga interesa të caktuara,
2. analistëve që flasin me skriptë partiake,
dhe opozitës së korruptuar që e përdor krizën për kapital peronal dhe politik, jo për të ndihmuar qytetarët.
Këto biznese, shumë prej tyre pa asnjë përgatitje reale për një treg të lirë, nuk janë fajtorë të plotë; janë viktima të një narrative që u është ushqyer me qëllim për të frikësuar, përçarë dhe bllokuar zhvillimin e Republikës.
A e dini pse i intereson Serbisë të dështojë tregu i lirë në Kosovë?
Sepse:
- Treg i lirë = më shumë konkurrencë = më shumë stabilitet ekonomik = më shumë pavarësi reale për Kosovën.
- Destabilizim = dobësim i shtetit = hapje terreni për ndërhyrje të jashtme.
Dhe kur bllokohen rrugët, bllokohet vetë jeta e lirë e qytetarëve. E kthejmë veten pas në vend që të ecim përpara.
Kryeministri Albin Kurti sot e tha qartë: këta që protestojnë, nuk bënë asgjë për tetë vite, por tani kërkojnë edhe një vit tjetër shtyrje; për çfarë? Për të “u përgatitur”? Apo për të gjetur mënyra të reja për të frikësuar publikun dhe për ta sabotuar këtë proces?
T’i themi gjërat troç: nuk është më koha për të rënë pre e manipulimeve. Është koha për vetëdije, për integrim ekonomik dhe për ndarje të qartë mes interesit publik dhe interesit të ngushtë partiak apo të huaj.
Nuk ka më kohë për frikë. Ka vetëm kohë për të ecur përpara!
Konsekuent deri në fund: kjo që po nodhë sot me barrikada në Prishtinë, nuk është agjë tjetër pos PROPAGANDË dhe regji dramatike e “spin doktorëve” të Beogradit të moçëm. Pikë!