“Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar”. Ky ishte ky premtimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha (video më poshtë) orët e vona të së shtunës pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë dhe pak minuta pasi nga oborri i selisë blu ishte larguar Sali Berisha me të tijtë.

Basha e bëri këtë premtim pas akuzave dhe dyshimeve se Kuvendi Kombëtar i mbajtur prej tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nuk kishte arritur sot të thyente dot shifrat e Berishës në Air Albania dhe madje nuk kishte as kuorum për të marrë vendime.

Basha premtoi para gazetarëve se do të kishte transparencë të plotë, por të dielën në selinë e demokratëve duket se ishte ditë pushimi. Nuk pati asnjë deklaratë dhe asnjë dalje për mediat.

“Ejani të shtunën të shihni si bëhet një Kuvend Kombëtar! Ejani të shihni çfarë është transparenca!” – ngriti zërin Basha në studion e emisionit “Open” të enjten, por të dielën e gjithë PD-ja e mori pushim duke harruar premtimin e bërë 24 orë më parë.

Lexo po ashtu:  Lubonja: Goditja e Berishës, pasojë e gjuhës të dhunshme së Ramës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *