Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se zemërimi i popullit po fryhet, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që sot t’i bashkohen protestës.

“I bëj thirrje qytetareve të Tiranës që të njohin vetëm një të drejtë, atë për të protestuar dhe për tu përballur me këtë regjim palaçosh. Të shpërfillin çdo gjë tjetër. Nuk ka bandit si Rama që t’ia heqë të drejtën. Sa herë që qytetarët do të goditen opozita dhe Lulzim Basha do të jetë pranë tyre. Ky regjim nuk njeh ligj, por vetëm përballje. Do të qëndrojmë këtu sa të kemi fuqi. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të derdhet në rrugët e Tiranës. Sonte është nata për të treguar që Tirana nuk bie, por ngrihet”, ka thënë Basha.

Protesta në Tiranë po mbahet në shenjë pakënaqësie me shembjen e objektit të Teatrit Kombëtar të Tiranës sot në mëngjes. 37 persona janë arrestuar nga policia e shtetit.

Ndërkohë ka pasur serish përplasje midis protestuesve dhe policisë edhe në orët e pasdites.

Lexo po ashtu:  Kritika për fjalimin nga përfaqësuesja e Serbisë, Rama: Nuk tërheq asnjë fjalë, jam gati për debat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *