Të jesh në një marrëdhënie me një person që vuan nga ankthi nuk është aq e lehtë nga sa njerëzit mund të mendojnë. Kjo nuk do të thotë që situata është e pashpresë, megjithatë nuk duhet të pretendoni se mund të bëni gjithçka vetë. Shpesh mund të keni nevojë për ndihmë profesionale ose të lexoni këshillat e mëposhtme të Signe Simon, një trapiste që e ushtron profesionin e saj në New York.

1.Kuptoni se çfarë është ankthi

Para se të ndihmoni dikë, duhet të mësoni sa më shumë që të keni mundësi rreth asaj që po përjeton ai,ajo.Kjo nuk do të thotë që ju të bëheni një ekspert brenda natës, por as të thoni pasi keni lexuar nja dy a tre artikuj “Unë e kuptoj se si ndjeheni”! Së paku duhet të keni një ide të përgjithshme..

2.Përpiquni të vendosni veten në vendin e tjetrit

A keni përjetuar ndonjëherë gjendje ankthi në jetën tuaj? Në cilat situata? Të gjithë jemi ndjerë të shqetësuar për diçka, por imagjinoni sikur këto ndjenja të këqija të jenë pjesë e përditshme e rutinës suaj. Ankthi mund të vijë nga hiçi, pa paralajmërim, dhe mund të shkaktojë simptoma të vërteta, fizike. “Disa njerëz me nivele të larta ankthi mund të shprehin shqetësimin e tyre duke bërë shumë pyetje dhe duke kërkuar siguri,” na thotë Simon. “Njerëzit e tjerë mund të qetësohen dhe të flasin shumë pak ose aspak fare, edhe pse ata po përjetojnë nivele të larta ankthi nga brenda”.

Lexo po ashtu:  Prania juaj është më e rëndësishme për fëmijët, se sa pasuria

3.Shikoni se çfarë funksionon më mirë për ta

Ankthi është diçka që duhet të menaxhohet dhe që mund të trajtohet falë trajtimit dhe teknikave të duhura . E rëndësishme është vetëm të kuptoni se çfarë funksionon më mirë për ta. Mund të përpiqeni ta qetësoni me fjalë, apo edhe fizikisht, Duke ngadalësuar frymëmarrjen dhe duke e rekomanduar të bëjë diçka tjetër që e qetëson.

4.E fundit por jo më pak e rëndësishme, MOS harroni veten tuaj!

Është shumë e lehtë të ‘zhytesh’ në gjendjen shëndetësore të dikujt tjetër. Sigurohuni që shëndeti juaj mendor të jetë në gjendje optimale para se të mundoheni të qetësoni dikë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *