Haki Abazi

Bashkë të kthejmë dhe mbrojmë demokracinë në Kosovë!

Sa më shumë që dalim në zgjedhje aq më pak kapësit mund ta ndikojnë rezultatin- Fitorja e thellë e LVV është kthimi i demokracisë , kthimi në binarë i shtetndërtimit, kthimi i dinjitetit qytetarë dhe shpagimi i mundit të shteteve që kanë ndihmuar Kosovën dhe popullin tonë dhe se bashku do ta depertojme izolimin që ka ardhë si rezultat i krimit dhe korrupcionit.

Sistemi që ka kapur shtetin e Kosovës ka filluar tani para zgjedhjeve, me të madhe ta zbrazë buxhetin dhe arkat e shtetit dhe të përdorë paranë publike për ta manipuluar votën dhe rezultatin e votimeve- Ministri i Financave mbanë përgjegjesinë bashkë me ministrat tjerë në detyrë.

Ftoj prokurorinë e shtetit, agjencionin antikorrupcion, të gjitha mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të shikojnë nga afër se cfarë janë duke bërë minisitrat dhe posaqërisht sekretarët permanent. Janë duke u bërë kërkesa milionshe nga ana e ministrive për subvencionime dhe grante nga buxheti i shtetit. Ministri i financave Bedri Hamza është përgjegjësi kryesor nëse lejon që në këtë fazë paralektorale të keqpërdoret buxheti për interesa klanore e partiake.

Lexo po ashtu:  Tash Basha ‘ultimatum’ Berishës: Boll është boll

I bëj thirrje KQZs, Bashkimit Evropian, Ambasadave prezente në Kosovë, monitorëve te pavarur dhe shoqerisë civile që të kemi të gjithë kujdesin e shtuar për llojin e votës që do të vijë nga Serbia ,Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Natyrisht që të gjithë kanë të drejtë të votojnë përderisa janë qytetarë të Kosovës të regjistruar por jo si votë e organizuar dhe e shitur në grup. Të gjitha votat që vijnë nga këto shtete duhet trajtuar me kujdes dhe duhet t’i nënshtrohen verfikimit votë për votë për të parandaluar votën e përgaditur dhe të shitur prapa së cilës qëndrojnë marrëveshjet ndermjet atyre që kanë qenë në pushtet dhe pjestarëve kinse perfaqesues të komunitetit Serb dhe Malazez por edhe qeverisë së Shqipërisë e cila ka dalur hapur per ndarjen e Kosoves, për të përfituar duke bërë pazare të mshehura per pozitat dhe interesat që kanë rezultuar në kapjen e shteti të Kosovës dhe kanë drejtuar procesin drejt ndarjes se vendit dhe marreveshjeve që kane mbajtur peng ardhmerinë dhe zhvillimin.

Lexo po ashtu:  Haxhiu nuk i mban lotët: Gjumin nuk e bëj rehat për rastin Dehari

Ckapjen e shtetit nga krimi dhe korrupcioni dhe kthimin e demokracisë e bën vetëm qeveria e udhëhequr nga LVV!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *