Lexoni sesi kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Edi Rama është indinjuar nga politika e baltës që ndjek opozita shqiptare.

Statusi i tij na thotë në fakt merakun e z. Rama se nuk janë të gjithë njësoj. Se në politikë ka njerëz të ndryshëm. Për aq sa mund ta lexojmë ne këtë politikë, kuptojmë se edhe gjitha ajo e do Shqipërinë. Çmendurisht. Për arsyen e thjeshtë se e ka pronë të vetën. Sa për këtë animozitetin snob të kryeministrit që dikur e quante veten Ushtar i Atdheut, ne mundet të pyesim thjesht: se mos ke ndërmend të bashkëqeverisësh në të ardhmen me këtë opozitë të plehut dhe të baltës?

Sigurisht pas alibisë se kështu votoi sovrani. Fytyra është bërë kaq pis tashmë, saqë nuk ka ujë burimi ta lajë.

Lexo po ashtu:  Gjermania ndan 550 miliardë euro për kompanitë e prekura nga koronavirusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *