Komisioneri i Industrisë Thierry Breton sugjeroi se ligji i ri do të jetë i ngjashëm me GDPR.Bashkimi Evropian dëshiron të rregullojë inteligjencën artificiale por nuk e di sesi

Komisioni Evropian synon të krijojë një rregullore e cila do të mbrojë qytetarët nga keqpërdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Por ekspertët janë të zhgënjyer nga letra e bardhë e publikuar e cila nuk kishte detaje konkrete. Gjithashtu është sugjeruar se BE do të ndalojë përdorimin e IA në hapësira publike.

Komisioneri i Industrisë Thierry Breton sugjeroi se ligji i ri do të jetë i ngjashëm me GDPR. Ky i fundit hyri në fuqi në 2018-ën dhe parashikon penalitete të rënda për ata kompani që shkelin privatësinë e përdoruesit.

Në draftin e publikuar prej Komisionit parashikohet:

  • Trajnimi i IA mbi sete të dhënash që përfaqësojnë më së miri popullsinë për të shmangur paragjykimet
  • Organizatat duhet të mbajnë regjistra të detajuar sesi sistemet IA janë zhvilluar
  • Qytetarët duhet të informohen qartësisht në rastin kur ndërveprojnë me sisteme të automatizuara dhe jo njerëz
  • Ri-trajnim i sistemeve IA të zhvilluara jashtë BE që të vendosen brenda rregullores së bllokut
Lexo po ashtu:  Pas një dite të vështirë Facebook, WhatsApp dhe Instagram rikthehen normalitetit

Qëllimi kryesor i dokumentit të lançimi i një debati të gjerë në Evropë mbi propozime të tilla. Por disa hulumtues thonë se dokumenti duhej të kishte qenë më i qartë rreth rreziqeve të IA dhe sesi duhet të adresohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *