Më 9 nëntor 1989 ra muri i Berlinit. Gjermanët s’pritën shumë, s’e lanë të kalonte viti, më 12 shtator 1990 lidhën marrëveshjen “dy plus katër” (ku katër fuqitë prezente, Franca, Rusia, Britania dhe Amerika e transferonin gjithë sovranitetin tek dy Gjermanitë), dhe më 3 nëntor 1990 e bënë bashkimin e Gjermanive.

Bashkimi i Gjermanive ndodhi paqësisht e demokratikisht, si pasojë e dëshirës së popullit gjerman.
Por jo që s’pati kundërshtarë të fuqishëm. Psh. kryeministrja britanike M. Thatcher në 1989 i kërkonte Gorbachev-it të mos e lejonte kurrë bashkimin. Edhe Mitterrand-i francez shkonte te Gorbachev-i për ta bindur për rrezikun gjerman. Udhëheqësit italianë, polakë e holandezë ishin po ashtu kundër atij bashkimi.

Irlandezët, nga ana tjetër, ishin pro bashkimit. Ne shqiptarët atëherë s’na pyeti kush, po edhe ne, për arsye të njëjta me irlandezët, pro bashkimit jemi. Bashkimit të tyre kuptohet, se sa për bashkimin tonë… kemi halle të tjera na thonë. A thua se duke mbetur të ndarë e të dobët na zvogëlohen hallet./Arbër Zaimi/

Lexo po ashtu:  E ofenduat Çairin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *