Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se është çështje kohe kur Shqipëria dhe Kosova të bëhen një.

Ai në RTV Dukagjini u shpreh se pengesa më e madhe për shqiptarët janë vetë shqiptarët.

“Është shumë lehtë me thanë turku e shkjau e greku e me gjet fajin tek të tjerët, sot me duhet me punu dhe me ec përpara. Shumica e pengesave e botës shqiptare sot ose një drejtuesi shqiptar sot, ia bën një shqiptar tjetër. Kështu që duhet me kuptu këtu që këto vite, që Kosova është e lirë dhe e pavarur, e Shqipëria e lirë dhe e pavarur, vetëm ne mund ta pengojmë suksesin”, tha Veliaj.

I pyetur se a e sheh Shqipërinë e Kosovën bashkë, Veliaj tha se “unë i kam pa gjithmonë bashkë. Besoj është vetëm çështje e kohe sa më i pa bashkë në Evropë. Kam ndoshta kujtimet më të mira, si njëzet-vjeçar, kur i kam mbushë në Kosovë, në Prishtinë, në hall të Muhaxherëve”, tha i pari i Tiranës.

Veliaj në fund u shpreh se “jam ndoshta kryetar pak më i mirë i Tiranës sepse kam jetuar në Prishtinë” .

Lexo po ashtu:  Video historike, Adem Demaçi duke u dhënë këshilla ushtarëve të UÇK-së