Presidentja në detyrë e Kosovës, më e votuara në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Vjosa Osmani, nuk ka dhënë një përgjigje kur është pyetur nëse do të votonte pro në një referendum që do të kërkonte bashkimin me Shqipërinë.

Në një deklaratë për BBC Osmani është shprehur se për momentin nuk mund të jape një përgjigje pasi “me Kushtetutën tonë tash s’mund të ketë këso referendumi”.

“Kjo s’është pyetje që do t’i përgjigjem sepse me Kushtetutën tonë s’mund të ketë këso referendumi. Kushtetuta është e qartë dhe kjo është Kushtetutë në të cilën unë besoj. Nëse ajo ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë tejet të vogla, nëse ajo ndryshohet, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha. Në situatën aktuale, sigurisht dhe fundamentalisht besoj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  "Miti i Serbisë dhe i forcave serbe u thye këtu”

Në një intervistë për “HardTalk”, Osmani ka thënë se përgjatë gjithë karrierës ka besuar në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Do të vazhdoj të punoj për këtë”, shprehet ajo.

E pyetur mbi arsyet pse ajo dhe Albin Kurti triumfuan në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Osmani është shprehur se, shkak ka qenë program i bazuar në luftën kundër korrupsionit dhe prespektiva për të rinjtë e vendit. rinjve të vendit.

Për pesë shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë njohur Kosovën, Osmani ka thënë se ka shumë punë për të shkrirë akullin me to, “por duhet ta dinë që s’ka lidhje mes pavarësisë së Kosovës dhe territoreve me të cilat këto shtete mund të kenë probleme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *