Bastistjet në shtëpitë e ish zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqi janë duke vazhduar ende që nga ora 06.00 e mëngjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.
Policia e Prokurorisë Special në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it mund të bastisin secilen shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu keni votuar, ju deputetët e Republikës së Kosovës më 03.gusht 2015.
Atyre nuk i nevojitet asnjë urdhëresë dhe as një leje nga asnjë Institucion i Republikës së Kosovës, sepse ju kështu keni votuar.
Këto njësi të policisë së specializuara nuk mund të bastisin asnjë shtëpi dhe nuk mund të arrestojnë asnjë serb të dyshuar për krime të luftës, asnjë serb që gjatë luftës ka vrarë fëmijë dhe shqiptarë civil të paarmatosur, asnjë serb që ka dhunuar dhe ka bë kërdi në Kosovë deri në gjenocid kundër nesh, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale ka akuzuar dhe do ti akuzoj hierarkin më të lartë të UÇK-së, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale do ti konfirmoj aktakuzat, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale do ti gjykoj pjesëtarët e UÇK-së, por jo ushtarët serb, jo policët serb, jo paramilitarët serb, jo hierarkin më të lartë të ushtrisë dhe policisë, sepse ju kështu keni votuar.
Tani kemi tre pjesëtarë të UÇK-së në burg në Hagë dhe fatkeqësisht shumë shpejtë do të kemi edhe shumë të tejrë, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale ndal nga dal po na shëndrron ne shqiptarve nga viktima të luftës në agresor, sepse ju kështu keni votuar.

Bastisjet ende vazhdojnë dhe do të ketë edhe të tjera, sepse ju kështu keni votuar.
Skena të tilla si të sotme por edhe më të rënda do të shohim sëpaku edhe 10 vitet e ardhëshme, sepse ju kështu keni votuar.
Tomë V. Gashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *