Titulli më i ftohtë, i pari pa tifozë. Bayern Mynih fiton në Bremen me rezultatin 1-0 (vendosi goli i Leëandoëski në të 43′) e shkon +10 nga Borussia Dortmund që nesër do të presë Mainz. Bavarezët janë të paarritshëm e fitojnë kështu titullin e tetë radhazi. Festimet do të jenë të redutkuar: skuadra nuk do të shfaqet madje as në ballkonin e Bashkisë si bën tracionalisht. Rastin e parë të mbrëmjes e pati Werder, me një goditje të fortë të Eggestein, që kaloi ngjitur me shtyllën. Pas disa rasteve të humbura (i pasaktë Coman me kokë, traversë e Kimmich më pas), Bayern zhbllokoi ndeshjen me të zakonshmin Lewandowski, i aftë të shfrytëzojë një asist të Boateng. Në pjesën e dytë, Bayern administroi (Var anulloi 2-0 e Lewa me finte), pa i lënë raste të mëdha Werder, të paktën deri në të 90′, kur Neuer shpëtoi rezultatin përballë Osako. Bremen, që mbetet i parafundit, ka fajin që nuk shfrytëzoi, në 10 minutat e fundit, superioritetin numerik pas kartonit të kuq për Davies.

Lexo po ashtu:  Napoli fiton Kupën e Italisë: me tifozeri virtuale, pa shtesa e me penallti, Juventus zhgënjen

Është titulli i 30° për Bayern, i 29° që kur është krijuar Bundesliga, i 8° radhazi. Bavarezët kanë dominuar plotësisht dekadat e fundit: nga 1995 deri më sot, në 22 raste në 25 skuadra e Mynihut është renditur e para ose e dyta. Merkato e fundit verore, edhe pse e kushtueshme (143,5 milionë), nuk solli frytet e shpresuara: Hernandez, i paguar 80 milionë, nuk është përshtatur, ekzaktësisht si Coutinho që nuk do të blihet. Cuisance, i paguar 12 milionë, ka totalizuar 148 minuta, Arp nuk është parë kurrë. Kanë shkuar mirë vetëm Pavard e Perisic. Për Thomas Müller e David Alaba është titulli i nëntë kampion i fituar. Kanë arritur kështu Ribery (më i miri i gjithë historisë së kampionatit gjerman) si numër titujsh (në kuotën 8 Neuer). Janë 5 lojtarët e Bayern që kanë koleksionuar të paktën një prezencë në 8 kampionatet radhazi të fituar nga bavarezët: Alaba, Boateng, Martinez, Müller, Neuer. Në mënyrë kurioze Bayern ka fituar vetëm një nga 14 titujt e fundit në stadiumin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *