Bayern Munichu ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Hertha Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.

Skuadra e Niko Kovacit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke shënuar edhe fitoren e tretë radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mira të vendasve, por pa arritur të gjejnë golin asnjëra skuadër.

Në fakt mysafirët shënuan në minutën e 12-të me anë të Davie Selke, por goli u anulua si i parregullt, ndërsa Bayerni tentoi pa sukses me anë të Joshua Kimmich (15′).

Në pjesën e dytë, Bavarezët shtuan edhe më shumë dominimin dhe arritën të gjejnë edhe golin.

Zhvillohej minuta e 62-të e ndeshjes kur Javi Martinez shënoi për 1-0 pas asistimit të James Rodriguez.

Deri në fund të ndeshjes pati raste për të dyja skuadrat, por pa arritur të gjejnë cakun, ndërsa në minutën e 85-të mysafirët mbeten pa Karim Rekik, i cili u ndëshkua me të kuq.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka 51 pikë në vendin e dytë, po aq sa ka Dortmundi në vendin e parë me një ndeshje më pak, teksa Hertha ka 32 pikë në vendin e 10-të.

Lexo po ashtu:  Vuajtjet e Hazard në karantinë: “Beteja ime është me… ëmbëlsirat”

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Borussia Monchengladbach, ndërsa kryeqytetasit e presin Mainzin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *