Një nga vendet më të populluara në botë, Gaza çuditërisht është e paqartë në Google Maps. Një gjë e tillë është evidentuar sidomos së fundmi, kur studiuesit duke përdorur informacion me burim të hapur, në dispozicion të publikut – përfshirë të dhënat e hartës – janë përpjekur të lokalizojnë sulmet dhe të dokumentojnë rrënimin që ato lënë pas.

Në fakt, shumica e Izraelit dhe territoreve palestineze shfaqen në Google Earth si imazhe satelitore me rezolucion të ulët, edhe pse imazhe me cilësi më të lartë janë të disponueshme nga kompanitë satelitore. Në Gaza mezi sheh makinat, ndërsa në Penian, në Korenë e Veriut makinat shihen qartë, madje mund të dallosh edhe njerëzit.

Pamjet nga Google Earth janë element jetësor në raportimin e konfliktit, por herë pas here janë ngritur edhe shqetësime se imazhe të tilla të detajuara mund të rrezikojë sigurinë.

Në konfrontimin më të fundit në Lindjen e Mesme, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë saktësisht objektivat e raketave në Gaza dhe Izrael, duke përdorur satelitë.

Lexo po ashtu:  Ripërsërit deputetja britanike, Kearns: Burimet ushtarake më kanë thënë, armët nga Serbia hyjnë në Kosovë

Por fakti që imazhet satelitore që merren nga Gaza dhe Izraeli janë të mjegullluara, bëhet pengesë.

Arsyet për këtë mbeten të paqarta.

Deri vitin e kaluar, qeveria amerikane kufizoi cilësinë e imazheve satelitore që kompanitë amerikane lejoheshin të siguronin në bazë komerciale.

Amendamenti Kyl-Bingaman u prezantua në 1997 për të adresuar shqetësimet e sigurisë Izraelite.

Megjithëse vendimi i referohej vetëm Izraelit, kufizimi u zbatua edhe për imazhet e territoreve palestineze.

KBA kufizonte cilësinë e imazhit në mënyrë që një objekt me madhësinë e një makine të dukej por si një imazh i paqartë, por gjithçka më e vogël do të ishte shumë e vështirë për t’u identifikuar.

“Ne [Izraeli] gjithmonë kemi preferuar të fotografohemi në rezolucionin më të ulët të mundshëm”, tha Amnon Harari, shefi i programeve hapësinore në Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit vitin e kaluar, raportuar nga Reuters.

Nuk është e pazakontë që vendet si bazat ushtarake janë mjegulluar – por SHBK ishte rasti i vetëm që një zonë kaq e gjerë t’i nënshtrohej një kufizimi të tillë.

Lexo po ashtu:  Fundi i epokës së arit të zi. Kompanitë po mendojnë tërheqjen nga kërkimet e mëtejshme

BBC ka pyetur Google dhe Apple (aplikacionet e të cilave tregojnë gjithashtu imazhe satelitore).

Apple tha se po punon për të azhurnuar hartat e saj së shpejti në rezolucion më të lartë.

Ndërkohë, Google thotë se imazhet e saj vijnë nga shumë ofrues dhe kompania po konsideron “mundësitë për të rifreskuar imazhet satelitore [të saj] në momentin që imazhet me rezolucion më të lartë bëhen të disponueshme”.

Nga vijnë këto imazhe? Platformat e hartave publike, të tilla si Google Earth dhe Apple Maps, mbështeten tek kompanitë që posedojnë satelitë për të furnizuar me imazhe.

Maxar dhe Planet Labs, dy nga më të mëdhenjtë, tani po bëjnë të disponueshme imazhe me rezolucion të lartë të Izraelit dhe Gazës. Këto fotografi me cilësi shumë më të lartë mund të zbulojnë detaje deri në gjysmë metri ose më pak. “Si rezultat i ndryshimeve të fundit në rregulloret e SHBA, imazhet e Izraelit dhe Gazës po sigurohen me rezolucion 40 cm”, tha Maxar në një deklaratë.

Lexo po ashtu:  Haxhiu nuk i mban lotët: Gjumin nuk e bëj rehat për rastin Dehari

Laboratorët e Planet konfirmuan për BBC se do të ofrohen imazhe me rezolucion 50 cm.

Sidoqoftë, hetuesit me burim të hapur, mbështeten shumë te programi i hartës pa përdorim dhe shpesh nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në këto imazhe me rezolucion të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *