Bashkimi Europian është totalisht kundër idesë së mocionit të mosbesimit, e cila është iniciuar nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gazeta “Shekulli”, në një korrespondencë të zhvilluar me Raportuesen e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola Cramon, thekson faktin se LDK-ja po përdor preteksion e virusit Corona për të goditur Albin Kurtin.

Gjithashtu bëhet e qartë se i gjithë debati ka në të vërtetë një interes tjetër: Tryeza e bisedimeve me Serbinë. Në këtë pikë Bashkimi Europian është tepër kritik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi këta të fundit tentojnë të afrojnë në tryezën e dialogut, Presidentin, Hashim Thaçi.

Reagimi i plotë i Raportueses së Kosovës në Parlamentin Europian:

BE dhe SHBA, duhet të qëndrojnë të përkushtuara dhe ne nuk duhet të lejojmë të përdorim krizën e koronës si një pretekst për kapjen e pushtetit

Partneri i ri i koalicionit LDK, në qeverinë e Kosovës, ka njoftuar se do të kërkojë një votë besimi për qeverinë e Z. Kurti, e cila ka marrë detyrën më pak se 50 ditë më parë. Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu dëshiron të përdorë virusin korona, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme jo vetëm për të fituar më shumë fuqi, por edhe ta shfrytëzojë këtë moment për të larguar kryeministrin aktual nga detyra.

Lexo po ashtu:  Kosova me gjetje të reja: Serbia ka vjedhur 3274 artefakte

Roli i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara është thelbësor në këtë pikë.

Viola von Cramon-Taubadel, raportuesja e përhershëm e Parlamentit Europian për Kosovën, anëtare e grupit të Gjelbërve/EFA deklaroi: “Presidenti Thaçi dhe anëtarët e koalicionit LDK po përdorin, krizën e koronës si një pretekst për lojërat e tyre të pushtetit. Arsyeja prapa udhëheqjes së LDK-së për thirrjen për votim mosbesimi nuk është qartë, as edhe çështja se si të trajtohet kriza aktuale. Ata duan të sigurohen që në skenën ndërkombëtare udhëheqësi i zgjedhur i ligjshëm i pushtetit ekzekutiv, Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë në gjendje të udhëheqë dialogun ndërkombëtar.

Në një kohë të rrethanave të jashtëzakonshme dhe mbylljes së kufijve, ku jeta normale politike është pezulluar shumë, partnerët e koalicionit duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të përqendrohen në masa kundër përhapjes së virusit korona.

LDK duhet të marrë në konsideratë pezullimin e vendimit të saj për një mocion mosbesimi deri pas përfundimit të krizës së shëndetit publik. Është interes jetik i Bashkimit Europian dhe ShBA, që të kenë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionuese në Kosovë; një qeveri e cila tashmë tregoi dëshirën e mirë për të bashkëpunuar me Beogradin dhe me aktorët ndërkombëtarë. Ne nuk duhet të gabojmë: kjo krizë ka të bëjë me atë që është ulur në tryezën në dialog. Kjo është detyrë e qeverisë, e jo e ndonjë aktori tjetër. SHBA, nuk duhet të kalojë mbi qeverinë për të mbrojtur interesin e biznesit të tyre të shkurtër. Ne duhet të përpiqemi për stabilitet dhe përgjegjësi të qarta, jo marrëveshje me hije prapa shtëpisë”.
/Shekulli/

Lexo po ashtu:  BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *