Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Alon Ben-Meir, në një intervistë për “Zeri”, ka folur për situatën e fundit në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet me Serbinë në lidhje me targat e automjeteve.

Ben-Meir e ka konsidueruar si të domosdoshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti, vendimi i cili, sipas tij, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazh tek SHBA-ja dhe BE-ja që Kosovën dhe Serbinë t’itrajtojnë si dy vende të barabarta.

Më tej profesori amerikan ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta përkrahin vendimin e Kurtit në vend se t’i bëjnë presion për ta tërhqur këtë vendim, pasi presioni do të ishte në kundërshtim me vendimin e tyre për ta njohur Kosovën.

Ai ka ftuar partitë opozitare në Kosovë që ta përkrahin këtë vendim të Qeverisë si akt patriotik për të demonstruar se edhe ata qëndrojnë të vendosur në mbrojtjen e të drejtës së Kosovës si shtet i pavarur.

Intërvistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Zëri: A duhet Kosova të tërhiqet nga vendimi për reciprocitetin me targat e automjeteve nga Serbia?

Ben-Meir: Unë besoj se vendimi i Kryeministrit Kurti për targat serbe të automjeteve që hyjnë në Kosovë ishte një hap i domosdoshëm për t’u ndërmarrë në këtë moment, veçanërisht kur vështirë se ka ndonjë përparim në dialogun mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve. Duhej bërë diçka për të prishur status quo-në në mënyrë që të ndryshonte dinamika e negociatave midis dy vendeve. Në këtë aspekt, vendimi i Kurtit kishte për qëllim të dërgonte një mesazh të qartë se ka ardhur koha që SHBA-ja dhe shumica e shteteve të BE-së në veçanti, që njohin pavarësinë e Kosovës, të kërkojnë masa të barabarta nga të dy vendet.

Lexo po ashtu:  Këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka reaguar pas akuzave ndaj Kuvendit për mos-miratimin e ligjit për pandeminë

Zëri: A është ky vendim i njëanshëm? Sepse, siç dihet, Serbia këtë vendim e ka në fuqi tash e sa vite! Megjithatë, presioni nga bashkësia ndërkombëtare është mbi Kosovën!

Ben-Meir: Unë nuk e shoh vendimin e Kurtit si të njëanshëm, ai thjesht ka marrë një kundërmasë për të adresuar arrogancën e Serbisë duke refuzuar të respektojë çdo gjë që lë të kuptohet për pavarësinë e Kosovës. Kurti si kryeministër ka çdo të drejtë të mbrojë sovranitetin e Kosovës në aspektin praktik dhe simbolik. Fakti që autoritetet serbe kanë hequr targat kosovare prej vitesh nuk do të thotë dhe nuk duhet të nënkuptojë që kjo praktikë duhet të vazhdojë pa u ndëshkuar. Nëse qëllimi i BE-së dhe SHBA-së është normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, ata duhet të mbështesin vendimin e Kurtit për të mbrojë pavarësinë e Kosovës në vend që të bëjnë ndonjë presion mbi të që të anulojë vendimin e tij, i cili do të ishte në kundërshtim me njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës.

Zëri: Partitë opozitare kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ai po e përdor këtë situatë për të fituar më shumë vota (zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor). A i shihni veprimet e Kurtit si të motivuara nga zgjedhjet?

Ben-Meir: Nuk ka asnjë veprim apo vendim të marrë nga ndonjë kryeministër pa konsideratë politike. Duhet të kujtojmë megjithatë se Kurti gjithmonë ka pohuar se pavarësia e Kosovës nuk është e negociueshme. Kështu që ai të injorojë pafund praktikën e keqe të Serbisë do të komprometonte pozicionin e tij të gjatë. Sidoqoftë, pavarësisht se kur ai mund ta ketë marrë këtë vendim, lërini opozitës të pretendojë se ishte e motivuar politikisht për të fituar thjesht më shumë vota. Partitë opozitare duhet ta përshëndesin vendimin e tij si patriotik për të demonstruar se edhe ata qëndrojnë të vendosur në mbrojtjen e të drejtës së Kosovës si shtet i pavarur.

Lexo po ashtu:  4 të vrarët e ’21 Janarit’ shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’

Zëri: Po në lidhje me vetë Dialogun – a shihni një datë përfundimi? Dhe cila do të ishte marrëveshja përfundimtare mes dy palëve?

Ben-Meir: Unë nuk shoh se si mund të arrihet ndonjë përparim në dialogun midis dy vendeve kur Serbia ende kërkon që targat e kosovarëve të hiqen para se ata të kalojnë kufirin në vend që të heqë një kërkesë të tillë për të treguar një vullnet të mirë. Çdo dialog kuptimplotë duhet të fillojë që Serbia të njohë në parim pavarësinë e Kosovës. Kjo duhet të pasohet nga një proces normalizimi/pajtimi për një numër vitesh që përfundimisht do të çojë në njohje reciproke. Përndryshe, shumë pak përparim do të bëhet apo fare, siç kemi qenë dëshmitarë për disa vjet. Për më tepër, të dy vendet duhet të kuptojnë se status quo-ja nuk është e qëndrueshme dhe do të ketë vetëm kthim mbrapa. Në këtë aspekt, ne duhet të kujtojmë se Rusia po ushtron një presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë për të mos i kushtuar vëmendje rekomandimeve të SHBA-së dhe BE-së dhe po bën gjithçka që mundet për të parandaluar që Serbia të bashkohet me orbitën perëndimore duke ofruar stimujt e saj.

Lexo po ashtu:  E faleminderon Gërvallën/ Bugajski: Lajçak dhe Escobar kanë dështuar në punën e tyre, derisa s’ka njohje reciproke Kosovë-Serbi

Zëri: Si e shihni ju zhvillimin e kësaj situate?

Ben-Meir: Unë nuk shoh se si kryeministri Kurti mund të tërheqë pozicionin e tij pa humbur kapitalin e madh politik. Sidoqoftë, më e rëndësishmja, nëse i nënshtrohet kërkesës së Beogradit do të dobësojë shumë pozitën e tij në çdo dialog të ardhshëm me Serbinë. SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta kuptojnë këtë nëse duan të shohin ndonjë përparim në procesin e normalizimit midis dy vendeve.

Zëri: A po bën administrata Biden, në krahasim me paraardhësit, punë të mjaftueshme sa i përket Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Ben-Meir: Sigurisht, administrata e Bidenit mund të bëjë më shumë në lidhje me dialogun. SHBA-ja duhet të dalë me një plan veprimi që do të kërkonte nga Serbia dhe Kosova të ndërmarrin hapa gradualë por specifikë për të forcuar procesin e normalizimit bazuar në reciprocitet. Kjo duhet të përfshijë një marrëveshje të tregtisë së lirë, lëvizjen e lirë të njerëzve në të dy drejtimet dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta nga të cilat të dy vendet mund të përfitojnë, ndër të tjera. Përfundimi i praktikës së heqjes dhe zëvendësimit të targave nga të dyja palët do të ofronte një fillim të mirë, dhe SHBA-ja dhe BE-ja duhet të insistojnë në këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *