Imuniteti është mekanizëm mbrojtës i organizmit tonë, ndërsa sjellja jonë, si dhe shprehitë mund ta dëmtojnë shumë.

Mendoni mirë për veprimet tuaja të përditshme dhe zbuloni gjashtë vrasësit e qetë më të mëdhenj të imunitetit.

1. Vetmia

Hulumtimet kanë treguar se si njerëzit të cilët nuk kanë jetë aktive shoqërore dhe shumë rrallë kalojnë kohën me miq apo me kolegë, më shpesh janë të sëmurë nga virozat dhe sëmundjet bakteriale për dallim nga ata që janë më aktivë në aspektin shoqëror.

Ilaçi: Mos lejoni që orari i ngarkuar i punës të ndikojë në jetën tuaj sociale. Shoqërohuni me kolegët në kafe dhe mos i shtyni aranzhimet me miqtë.

2. Netët pa gjumë

Shembulli më i mirë janë studentët të cilët mësojnë gjatë natës dhe kapërcejnë gjumin e domosdoshëm dhe shpesh sëmuren nga virozat sezonale. Gjumi i keq dhe i pamjaftueshëm është i lidhur ngushtë me rënien e imunitetit, sepse organizmi i tillë është i dobësuar dhe i lodhur dhe vështirë lufton me bakteret dhe viruset.

Lexo po ashtu:  10 gjëra që nuk duhet t’i toleroni kurrë në një lidhje dashurie në çift

Ilaçi: Personi i rritur duhet të kalojë 7 deri 9 orë gjumë të pandërprerë dhe atë çdo natë.

3. Pesimizmi

Është dëshmuar se si pesimistët, respektivisht personat të cilët në gjithçka shohin vetëm negativisht, sëmuren më shpesh nga gripat, ftohjet dhe alergjitë e ndryshme. Arsyeja pjesërisht qëndron edhe në kujdesin e tyre për shëndetin dhe trupin, por edhe në energjinë e cila është faktor shumë i rëndësishëm i mënyrës kualitative të jetesës. Mënyra pozitive e të menduarit është më pak stresuese, dhe të gjithë e dimë mirë se si stresi na bën keq.

Ilaçi: Përpiquni që çdo ditë të gjeni diçka që ju gëzon, pavarësisht asaj që ju duket e parëndësishme. Në fund të ditës tregojani partnerit ose familjes përvojat pozitive. Qeshni sa më shumë të jetë e mundur.

4. Ushqimi i keq

Nuk kemi nevojë të theksojmë veçanërisht se sa shumë ndikon në imunitetin dhe shëndetin tonë ushqimi që e fusim në organizëm. Po kështu personat që kapërcejnë mëngjesin dhe rrinë të uritur janë më të prirë ndaj sëmundjeve nga viruset dhe infeksionet sezonale.

Lexo po ashtu:  Hulumtimi: Teoricienëve të konspiracionit u mungojnë aftësitë e të menduarit kritik

Ilaçi: Ushqimi të cilin e konsumoni në organizëm le të jetë më i shumëllojshëm dhe shumëngjyrësh. Mos kapërceni mëngjesin, reduktoni konsumimin e sheqerit dhe kripës.

5. Koha e lirë

Aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me shëndetin. Personat që nuk ushtrojnë janë më të prirë ndaj ftohjeve dhe virozave. Hulumtimi i kryer në disa kompani ka treguar se si personat aktivë përdorin shumë më pak pushime mjekësore se sa ata që nuk ushtrojnë aspak.

Ilaçi: Vetëm 30 minuta ushtrime aerobe forcojnë qarkullimin dhe shpejtojnë imunitetin. Shfrytëzoni ditën me diell për shëtitje, vozitje me biçikletë ose vrapim dhe do të bëni diçka të mirë për shëndetin tuaj.

6. Antibiotikët

Edhe pse funksioni i tyre është për ta ndihmuar imunitetin në luftën kundër inflamacioneve, përdorimi i shpeshtë dhe i tepruar i antibiotikëve jep efekt të kundërt. Ilaçet e tilla stopojnë mekanizmin mbrojtës natyral, prandaj pas shërimit trupi juaj ka nevojë të kthehet në gjendje normale dhe atëherë është më së shumti i ndjeshëm.

Ilaçi: Antibiotikët përdorni vetëm për infeksione bakteriale, përdorni menjëherë dhe pini deri në fund. Mos i përdorni si preventivë, përpos nëse mjeku ka thënë ndryshe dhe asnjëherë pa u konsultuar me mjekun.

Lexo po ashtu:  Dhjetë këshilla shumë të vlefshme, që të gjithë duhet t`i ndjekim gjatë këtij viti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *